fbpx

Qendra ditore pa psikolog, politika fajtore

Njëzet e dy persona të moshave të ndryshme vijojnë rregullisht trajtimin në qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuara në Tetovë e cila gjendet në periferi të qytetit afër fabrikës së tekstilit.

Në këtë qendër ende nuk është zgjidhur problemi me mungesën e një psikologu që sipas të punësuarve është nevojë e tyre e domosdoshme.

Aktualisht personat janë në mbikëqyrje të një personeli pesë anëtarësh, gjegjësisht kanë përkujdesje nga katër motra medicinale dhe një defektolog.

Qendra e cila vepron në kuadër të Ministrisë për punë dhe politikë sociale ka kërkuar punësimin e një psikologu vite më parë por ende nuk ka përgjigje nga Ministria e financave e cila deri më tani nuk e ka miratuar këtë kërkesë.

Fillimisht kur është hapur qendra në vitin 2003, kanë qenë të punësuar pedagogu dhe psikologu mirëpo që nga viti 2005 janë larguar nga puna me pretekst se do të zëvendësohen me kuadro të rinj. Ata ende nuk janë zëvendësuar, të punësuarit thonë se kjo nuk bëhet për shkaqe politike.

Në këtë qendër duhet të ketë të punësuar gjashtë persona dhe këtu janë të punësuar gjashtë persona, mirëpo në vend të pedagogut dhe psikologut ka kuadër tjetër”, thonë të punësuarit.


Nga ministria e Financave mbeten të pakapshëm për prononcim.

“Ne ndjekim një program të caktuar dhe merr përsipër mbikëqyrjen individuale të secilit prej të regjistruarve, kujdesen për to deri në orën 14 :00 ,u sigurojmë transportin dhe lejojnë të shoqërohen e të mësojnë së bashku me njëri-tjetrin” tregon mes tjerash koordinatori i kësaj qendre, Bexhet Kamberi.

Në gjithë territorin e Maqedonisë ka gjithsej 20 qendra ditore për trajtim të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Blerona Jakupi, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button