Galliani: Seedorf nuk është kritikuar nga Berlusconi

Edhe pas humbjes ndaj Napolit dhe lojës së mirë që nuk po duket për asnjë moment, Clarence Seedorf nuk rrezikon aspak shkarkimin e tij nga detyra si trajner i Milanit.

Këtë gjë e garanton Adriano Galliani, administratori i deleguar i klubit kuqezi, i cili ka përgënjeshtruar lajmet e mediave sportive italiane se presidenti Silvio Berlusconi ka kritikuar hollandezin pas disfatës në Napoli.

“Nuk ka pasur asnjë kritikë. Kam folur në telefon me presidentin dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha Galliani.

Tek Milani e dinë se ky është një vit tranzicioni ku duhet ndërtuar e ardhmja me qetësi dhe durim.

Seedorf do rrezikonte vendin e tij nëse në Ligën e Kampioneve skuadra nuk luan denjësisht. Kalimi ose jo i Atletico Madrid nuk është objektiv në vetvete. Objektivi është shmangia e një figure të keqe në Europë pasi diçka e tillë do e mërziste me të vërtetë presidentin Silvio Berlusconi.

Lajme të ngjashme

Back to top button