62% e amvisërive ngrohen me drunj dhe harxhojnë 1.3 milion metër kub drunj

Pjesa më e madhe e amvisërive të Maqedonisë, thuajse dy e treta e tyre, ngrohen me drunj, pjesa tjetër me rrymë, pastaj me ngrohje qendrore.

Sipas publikimit të Entit Shtetërorë të Statistikës, për lëndët djegëse të harxhuara gjatë vitit 2014, nga numri i përgjithshëm i amvisërive, 61.59% kanë shfrytëzuar drurin për ngrohje 28.60% energjinë elektrike, 8.33 përqind kolektor energjetik, ndërsa të tjetër 1.48% kanë harxhuar lloje tjera të ngrohjes. Në vitin 2014, saktë 229.529 amvisëri janë ngrohur me drunj dhe kanë harxhuar 1.302.041 metër kub drunj, përkatësisht 3.97 metër kub për shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button