Në dhjetor 2015 në Irak janë vrarë 980 persona

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se në dhjetor të vitit 2015 nga dhuna në Irak u vranë 980 persona, shifër që është shumë më e lartë nga muaji i kaluar ku u vranë 888 persona.

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Irakun, i njohur si UNAMI, ka thënë se nga numri i përgjithshëm i të vrarëve 506 janë civilë, ndërsa të tjerët pjesëtarë të forcave të sigurisë, përfshirë forcat kurde peshmerge dhe forcat paramilitare.

Më së shumti të vrarë ka patur në rajonin e Bagdadit, 261 persona si dhe në rajonin Ninevah, ku u vranë 68 persona. Duke iu referuar burimeve lokale mjekësore nga OKB-ja, rajoni Anbar i cili në një pjesë të madhe është nën kontrollin e DAESH-it janë vrarë 124 civilë.

Megjithatë, në deklaratë gjithashtu shtohet se shifrat në Anbar nuk mund të kontrollohen plotësisht për shkak të situatës së paqëndrueshme që mbretëron atje.

Në dhjetor, në Irak janë plagosur 1.244 civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button