Qendra e Shkupit pastrohet nga mbeturinat dhe fishekzjarret pas natës së Vitit të Ri

Qendra e Shkupit ishte skenë e pritjes së ndërrimit të motmoteve ku qytetarët e pritën me  një entuziazëm të madh. Ndërsa sot vërehet një qetësi nëpër rrugët e kryeqytetit. Që në orët e hershme të mëngjesit ekipet e higjienës komunale po pastrojnë sheshin dhe rrugët nga mbeturinat dhe fishekzjarret ku mbrëmë u festua.

Nga ana tjetër bina e montuar në sheshin e Shkupit enkas për festimet tanimë po çmontohet. Kremtimet për Vitin e Ri nisën javë më parë ku qendra, sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit ishin të stolisur me bredhë dhe me drita të shumëllojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button