Soçi: Deri tani pesë shtete me nga dy medalje të arta

Në Lojërat Dimërore Olimpike në Soçi të Rusisë, në garat e deritashme, nga dy medalje të arta i kanë fituar sportistët e pesë vendeve pjesëmarrëse: Kanadaja, Norvegjia, Holanda, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

Vendi mikpritës, Rusia, deri tash ka fituar një medalje të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta.

Nga ana tjetër, pos dy medaljeve të arta, Kanadaja ka fituar edhe dy të argjendta, e një të bronztë, Norvegjia, pos dy medaljeve të arta, i ka edhe një të argjendtë dhe katër të bronzta.

Në tabelën e medaljeve të fituara gjenden edhe Shtetet e Bashkuara, me dy të arta, e tri të bronzta.

Deri tash, medalje kanë fituar sportistë nga 18 vende pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button