Urim apo Mallkim fundviti!

Nuk e di a ja vlen të festohet sot, kur varfëria rritet çdo ditë e më tepër, kur korrupcioni ka prekur çdo pore të jetës, kur qytetarët e vendit kanë mbetur më të izoluar se në kohën e Komunizmit-Enverist, kur nostalgjia për epokën e TITOS është më e pranishme se asnjëherë, kur shëndetsia publike është më keq se kurrë, kur arsimi është degraduar si mos më keq, kur klasa politike është e papërgjegjshme karshi institucioneve të ndërtuara nga populli dhe pjesa tjetër e cënojnë sovranitetin e vendit.

Demokracia është futur në një skëterrë e s’do me qit krye, kur çmimi i rrymës vazhdon të fryhet, kur siguria në punë e në komunikacion është lënë në dorë të fatit, kur papunësia ka arritur vlerat ekstreme, kur monopolet caktojnë çmimet e tregut, kur krimi është i bashkëdyzuar me biznesin, kur kontributi i mësimdhënësve për 10 vite as që llogaritet, kur ndërrmarjet publike privatizohen për dy grosh, ku investimet e huaja janë penalizuar për shkak të haraqit, kur shërbimi nëpër institucione për gjininë femrore kushtëzohet me shfrytëzim seksual, kur 10 000 ( po po 10 mijë) vende pune mbahen të rezervuara nga Qeveria për zyrtarët e tyre që janë me mbi 3 vende pune.

Kur fjala e lirë kushton më shtrenjtë se vrasja, kur prokuroria e gjykatat janë vegla dhe dorë e zgjatur e personave me ndikim që kryejnë punë të pista, kur zhvatja në emër të librave për nxënësit kalon 9 milion euro në vjet, kur Universitetet janë shëndrruar në pishtar dhe prodhues të çobanëve me diplomë, kur policia është vet pjesmarrëse e kontrabandave, kur siguria e produketeve bazë ushqimore është e barabartë me ushqimet e kafshëve, kur të drejtat e shumicës së popullit kushtëzohen nga një pakicë e një etniteti që ka kryer krime në vend, kur etniteti pakicë vazhdon të mos i njohë insitucionet tona, kur të tillët nuk kontribuojnë në buxhetin e Kosovës por vetëm e vjelin, kur në pjesën veriore çka s’futet përmes pikëkalimeve ilegale e na servohet në tavolinat familjare, kur ndjenjat nacionaliste janë përzier me ato materialiste, kur populli është shëndrruar në dele e ia përgatisin vet ujkut pritën, kur…
Apo sot, vetëm sot ndoshta e meriton ky popull të feston e ti harrojë të gjitha hallet, e që neser të rifilloj pagimin e kësteve të kredisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button