Redon Makashi, 14 shkurtin do e kalojë me…Ertila Kokën!

Dy këngëtarët kanë paralajmëruar se do të jenë bashkë për Shën Valentin.

Kantautori i njohur, Redon Makashi, tashmë në koncertet e ndryshme “live” shkon të këndojë me këngëtaren e re, Ertila Koka. Pas koncertit të tyre së bashku në natën e ndërrimit të viteve në “La Boheme”, Redoni dhe Ertila do të këndojnë sërish bashkë në një tjetër datë të rëndësishme për publikun, pikërisht në ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt.

Fansat i fton vetë Ertila me anë të një statusi në rrjetet sociale ndërsa shprehet: “Jam e ftuar në Romë më datë 14 shkurt me Redon Makashin, për të kënduar së bashku në ‘Albanian party’. Festojmë së bashku ditën e të dashuruarve!” Nuk dihet se si ka nisur bashkëpunimi mes tyre, ndërkohë që janë këngëtarë të brezave të ndryshëm.

Ertila sapo ka hyrë në tregun muzikor, por me sa duket bashkëpunimi me Redonin do të jetë një ndihmë e madhe për të depërtuar më mirë në tregun muzikor. Ndërsa për Redonin këto dy vitet të fundit janë konsideruar vite suksesi në muzikë, pas shpalljes fitues të “Kënga Magjike” 2011 me këngën “Më lër të fle”, të kompozuar nga Vullnet Ibraimi. Pas suksesit me këtë këngë, dy kantautorët realizuan një klip së bashku, të titulluar “Ditari”.

Lajme të ngjashme

Back to top button