Ezani dhe anti-islamizmi në Kosovë e Maqedoni

Shkruan: Ardit Osmani

Në një kohë kur shqiptarët ballafaqohen me probleme të shumta, dhe çdo dit hasin pakënaqësi të tjera rreth jetës sociale, ata tërbohen edhe më shumë me lajmet më raciste dhe fashiste për çdo dit, duke iu sulmuar besimi i tyre, siç është rasti më konkret për projektligjin kundër ezanit. Ideal kemi integrimin në Evropë, kurse rrugëtimi për atje ka lloj-lloj përkufizimesh. Nga personat të cilët kinse po i mbartin brengat e asaj, në mënyre subliminale, po ia servojnë popullit shqiptarë idenë se duhet të injorojmë Zotin, dhe t’iu përkulemi qenieve njerëzore, për t’i arritur qëllimet e duhura.

Procedura që po zhvillohet kundër popullit shqiptarë, me agjentët shqipfolës dhe ish UDB’ashë, mundohen që në çdo mënyrë asgjësimin e kulturës islame, e cila reflekton negativisht edhe tek myslimanët tek të cilët ka zënë rrënjë xhahiliteti dhe bëhen pre e këtyre komploteve. Sot mjafton të shkruash një deklaratë në mbrojtje të myslimanëve dhe islamit, dhe shpallesh tradhtar ose i paguar nga sllavët. Unë në këtë shkrim kam bërë një analizë në lidhje me këtë gomarllëk, se si disa individë politik dhe apolitik, para se të flisnin për islamin vlerësoheshin ose nuk ishin “tradhtarë” siç akuzohen sot, dhe në lidhje me nje fobi infantile dhe esktreme, e cila i shpie në luftë kundër parimeve njerëzore. Në këtë analizë kam bërë një përmbledhje rreth skandaleve gjatë këtyre viteve të fundit.

Kur imperialistët amerikanë, filluan t’ia thithin pasuritë natyrale shtetit të Kosovës, prej pas luftës, dhe qeveritarët tanë ua dhuruan moralin dhe nderin si desert. Debati rreth fesë filloi nga provokimet e tyre, dhe falë përkrahjes nga pushteti anti-islamist, nuk pati asnjë rast ku ata u dënuan nga shteti, edhe pse ne u kërcënuam me vdekje. U permend se po nënvlerësohen vlerat kombëtare, mirëpo, figurat myslimane, që dhanë kontribut për popullin shqiptarë, nëse ato fyhen nuk është problem fare, madje dhe dekorohesh si mbrojtës i kulturës shqiptare. Pra heronjtë ndahen, të vlefshëm dhe me pak të vlefshëm. Por sidomos ato katolike, regjimi i sotshëm në tekstet shkollore na ka mësuar ti kemi si perëndi. Aroup Chatterjee, kur flet mbi mitin e Nënës Terezë, në librin “Mother Teresa: The final verdict”, ai thot “Ju mund ta kritikoni Zotin, por jo Nënë Terezën. Ta kritikoje atë, quhej gjëja më e paimagjinueshme”. Ata kanë në dorë gjithë pushtetin, kanë në dorë mediat, kanë në dorë pothuajse të gjithë që janë në funksionet e shtetit, kanë në dorë shumë analistë, shkrimtarë, historianë, e të tjerë. Të gjithë po punojnë sipas parimit “në luftë kundër ekstremizmit islamik”. Nëse ka ekstremizëm islamik, ekstremizmi i anti-teistëve dhe ekstremizmi katolik, i mbulojnë të gjitha ekstremizmat islamike që mund të ekzistojnë. Policia e Kosovës po bëjnë hetime në lidhje me tendencat për terrorizëm, mirëpo ende pa asnjë rezultat, edhe pse qarkulloi një lajm i rrejshëm se kinse në Kosovë ka kampe ku trajnohen terroristët. Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, në debatin që kishte në “Puls” të KTV’së, ai ka thënë kështu: “Nuk ka rrezik serioz nga ekstremizmi fetar siç po i atribuohet vendit tonë. Ne përcjellim në çdo moment se a është rrezik për vendin. Kosova nuk është arenë e caqeve dhe sulmeve terroriste siç shohim në vende të ndryshme”. Të njëjtat fjalë i thotë dhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ndër tjerash ai thot kështu: “Policia e Kosovës vlerëson se tani për tani nuk paraqitet ndonjë rrezik i lartë nga terrorizmi në Republikën e Kosovës”, që domethënë gjërat po hiperbolizohen, që duan dhe islamin ta bëjnë të jashtëligjshëm.

Është e vërtetë që ne kemi nevojë për një ligj kundër blasfemisë, por problemi qëndron se si do ta praktikohet ky ligj nëse ndonjëherë do të implementohet. Kur sulmohet feja islame, thuhet se po kundërshtojnë ekstremizmin islamik, dhe nuk quhet blasfemi. Kemi divergjenca përceptimi, dhe mendoj se qëllimisht thuhen këto gjepura, se kinse kundërshtojnë ekstremizmin, mirëpo për ata ekstremizëm quhet dhe shkuarja në xhami. Alma Lama, që ofendon islamin çdo ditë, ankohet se po kërcënohet me vdekje në bazë të aktivitetit të saj rreth fesë, veçanërisht për çështjen e shamisë. Por Alma Lama, e din shumë mirë se po jeton në tokën ku flitet shqip, ku kemi disa zakone dhe tradita te veçanta, ku shqiptarët kanë qenë gjithmonë gjaknxehtë, nëse ju preket morali dhe feja, Allahu e ruajt viktimën, në këtë rast Alma Lamën. Ashtu siç na erdhën sirianët në ndihmë në luftën e Kosovës në 1999, shqiptarët e panë si të nevojshme t’iu ndihmojnë atyre. Ata u quajtën terrorist, arab dhe dënohen me 15 vite burgim, kurse shqiptarët që luftojnë për NATO’n dekorohen.

Pa marrë parasysh sa është e manipuluar lufta civile që prej 3 vitesh në Siri, unë jam më se i sigurt, se luftrat që ka bërë Amerika, janë njëqind herë më të flliqura. Shqiptarët që u vranë në Siri, ata thonin “një jashtëqitje më pak”, kurse shqiptarët në ushtrinë amerikane që u vranë në Irak dhe vende të tjera quhen hero. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, morri inciativë që shqiptarët që luftojnë në Siri t’iu hiqet shtetësia. Ky propozim fillmisht erdhi nga Halil Matoshi, sepse ai shqetësohej që shqiptarët që shkuan atje mund t’i radikalizojnë dhe kosovarët kur të rikthehen. Pretendime të kota, Halil Matoshi u tregua i zëshëm edhe ndaj çështjes së shamisë dhe edukatës fetare në shkolla, tani dhe rasti i Sirisë nuk do t’i ikte. Ne shqiptarët jemi në rrezik nga krimi i organizuar, e jo nga terrorizmat imagjinare.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, morri fillimisht një përkrahje të madhe nga fetarët dhe laikët, për shkak të një deklarate kritike ndaj Hashim Thaçit, në parlamentin e Kosovës, në vitin 2012, duke e quajtur atë paçavër dhe njeri pa dinjitet. Fjalët e tij ishin shumë të vërteta, që thellonin në zemër, dhe fitoi shumë simpatizues, të cilët dilnin dhe rriheshin nëpër rrugë nga policia kosovare. Albin Kurti shihej si një njeri vizionar, por jo deri kur u shpreh në emisionin “Rubikon” në KTV, se është pro lejimit të shamive në shkolla publike dhe lëndës së edukatës fetare(edhe pse më parë nuk deklaroheshte kështu). Edhe pse Albin Kurti është një brum si ata, ai u akuzua si turkofil, islamist, tradhtar, dhe ndër tjerash u detyra dhe Alma Lama të jap dorëheqje. Pra kjo është një kërcënim për të gjithë shqiptarët, që nëse mbrojnë të drejtat e myslimanëve, janë të shitur dhe pik.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, u shpall si heroinë e kombit, kur nuk lejoi Vulinin të vizitonte Gjakovën, dhe morri lëvdata nga të gjithë shqiptarët. Akti i vlerësuar shumë, ndryshoi në 180 shkallë, kur hoxhë Shefqet Krasniqi vizitoi atë në zyrën e saj, për ta përgëzuar, dhe po i tregonte ndoshta lekcione fetare dhe morale. Nacionalistët dhe fanatikët e krishterë reaguan menjëherë, dhe po e shanin atë sikur të ketë lidhur punë me shejtanin. Alma Lama dhe Fahri Xharra që më parë ia puthnin këmbët Mimoza Kusarit, aktin e vizitës me Shefqet Krasniqin e quajtën turp të madh. Kësaj ofensivë, nuk i shpëtuan dot edhe shumë individë të tjerë, që kanë thënë së paku një fjali në mbrojtje ndaj myslimanëve shqiptarë. Akademiku Rexhep Qosja, po ashtu u sulmua ekstremisht nga ata. Ndonëse ai është ateist në bindjet e tij, ai përsëri akuzohej si arabofil dhe i shitur, sepse reagoi ndaj thirrjes për “rikthim” në Krishterim nga Ismail Kadare, dhe takimit të tij me Shefqet Krasniqin.

Një gjë qesharake po ndodh me ne, ashtu siç sanksionuan shumë gjëra në lidhje me islamin, ata po dëshirojnë të shpikin edhe ndonjë ligj kundër takimeve të hoxhallarëve me shkrimtarët dhe politikanët. Ata lehin me slloganin se “feja duhet privuar nga institucionet publike dhe se hoxha e ka vendin vetëm në xhami”. Mirëpo kjo nuk është e gjitha që ata kërkojnë, kjo demantohet vet me sulmet e tyre ndaj hoxhallarëve për shkak ligjerimeve të tyre, dhe tani po kërkojnë dhe uljen e thirrjes së ezanit. Ku mbetën fjalët se ne mund të bëjmë çfarë të dojmë brenda xhamisë? Lëre se praktikuesit e fesë diskriminohen në pronat shtetërore, sepse “shteti eshte laik”, ata e tejkalojnë këtë, dhe vazhdojnë të depërtojnë edhe më thellë, të përzihen se çka flet hoxha në xhami, dhe sa duhet të jetë thirrja e ezanit e lartë nga altoparlantët. Këtë propozim e bëri Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i cili na e përcakton neve se prej në cilën moshë duhet femrat të bartin shaminë, dhe se cili është fashist dhe cili mysliman i mirë, ashtu siç e ofendoi dhe z.Amir Ahmetin, me termin fashist. Ky person është një tipik islamofob, ku në debat ai thot se “unë nuk jam islamofob, ama islami duhet të jetë kështu kështu..”.

Tanimë ish-Prorektori i UP’së, Nuri Bexheti, në debatin “Zona e Debatit” para katër muajve me Gëzim Kelmendin, Fuad Ramiqin dhe Blerim Latifin, mos lejimin e shamive në shkolla, e “argumenton” me tezën se ne kemi krijuar një traditë ndryshe gjatë qindvjeçarit të fundit, duke iu referuar diktaturës së Zogut dhe Enver Hoxhës. Ai deklarohet se edhe ne duhet ta përdorim të njejtin mekanizëm, dhe e quan Fuad Ramiqin të konvertuar në të krishterë, pse ai i kundershtonte këto teza idiotike. Nuk kaloi shumë kohë, dhe ai u bë gaz i shqiptarëve, kur doli në mbrojtje të rektorit Ibrahim Gashi në debatin në “Interaktiv”, ku e humbi gjithë vetëdijen gjatë debatit dhe nuk dinte as vetë se çka fliste, dhe të gjithë filluan të tallen me të. Zoti vonon por nuk harron. Nuri Bexheti i drejtohet Fuad Ramiqit me të njejtat fjalë si Petrit Selimi, se “kurrën e kurrës” njerëzit si Fuad Ramiqi nuk do të mund të kenë funksione në shtet, sepse janë të rrezikshëm dhe fanatik sipas tyre.

Nuri Bexheti e sjell një etiketim të ri per ne, “te konvertuar në krishterë”, që domethënë ne qenkemi të krishterë që e mbrojmë islamin. Ai u tregua toptan injorant me këtë etiketim, dhe tregoi se sa kapacitet ka në këto sfera. Ndërkohë që Nuri Bexheti kishte hallin e lisave që thahen në kampusin e UP’së, studentët dhe policët rriheshin në protesta, ku më pas u detyruan të japin dorëheqje. Shumë shokë të Kosovës dhe Shqipërisë, me kanë thënë se “ua kemi lakmi juve shqiptarëve të Maqedonisë, si e mbani fenë dhe si pushteti jo-shqiptar nuk mund t’iu ndalon”. Kjo më rikutojn një fjalë popullore: “atë që ta bën i joti nuk ta bën askush”. Ka dhe shumë inciativa për ti infektuar edhe shqiptarët e Maqedonisë me këtë fobi, ku një prej aktivistëve të tillë ishte Arbër Xhaferri. Por nuk mund të themi se edhe ne jemi lule, ku gjithmonë në zgjedhje i votojmë ata që tërë vitin i mallkojmë. Menduh Thaçi i mashtron shqiptarët me fjalë fetare si “Allahu Ekber, këtu është vendi i xhamive”, kurse Ali Ahmeti i blen me para dhe me kërcënime. Ali Ahmetin ne e kemi dhe hoxhë, kur në një miting në fjalimin e “hutbesë”, u tall me besimtarët myslimanë, duke na treguar se në Xhenet nuk shkohet me namaz dhe agjërim. Shumë njerëz sot kanë frikë ta thonë të vërtetën, sidomos për islamin. Jetojmë në një kohë ku hoxha nuk mund ta thot edhe atë që është bazamenti i fesë, sepse po bie ndesh me nacionalizmin e tyre, ku në shumë raste në sfond qëndron fanatizmi katolik.

Sot klasifikohesh si jo-shqiptar nga gjykata “supreme” e nacionlaistëve, nëse fenë e shpallur nga Zoti e quan primare, dhe jo kombin që u shpik nga qenia njerëzore para dy shekuj, në mënyrë që të krijojnë një bashkëjetesë të re, për ta rrëzuar fenë. Sipas tyre, Zoti jonë duhet të jetë Shqipëria, herojnjtë kombëtarë ti vlerësojmë më shumë se pejgamberët, dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit ta shenjtërojmë më shumë se Kuranin. Gjithmonë akuzohemi se islami është fe e nënshtrimit dhe skllavërimit të femrave, kurse vet Kanuni i diskriminon femrat, ku dhe Atifete Jahjaga në vitin 2011, deklaroi se ne nuk kemi nevojë për Sheriatin diskriminues, por kemi nevojë për Kanunin “paqësor”. Fobia e tyre është aq e madhe saqë të pengojnë edhe ta praktikosh fenë i qetë, sepse mediat i stolisin lajmet menjëherë për vehabizëm dhe fondamentalizëm, ku akuzat e tyre ndryshojnë me ndrimin e motit, njëherë paguhemi nga Serbia, njëherë nga Arabia Saudite, dhe njëherë nga Turqia. Abuzohet me termet si pedofilizëm, incest, poligami, kamikaz, e të tjerë, ku kërkohet aleancë edhe me sllavët për ti luftuar këto gjëra. Kur shqiptarët e Shkupit, u ngritën në protesta për shkak arrestimeve të padrejta të rastit “Monstrum”, disa shqipfolësa me mllef të madh thonin: “mirë e kanë këta talebanë”. Ne kemi probleme më serizoe, ku njerëzit nuk mund t’i përmbushin kushtet elementare, papunësia në kulm, korrupsion, nepotizëm, prostitucion, haraçe dhe shumë fenomene të tjera që duhen zgjidhur para se ti sulen “rrezikut islamik”, i cili nuk ka asnjë faktor për ta na varfëruar, degjeneruar apo ç’orientuar nga drejtimi për integrimin ne Evropë.

Lajme të ngjashme

Back to top button