Atmosfera në Tetovë, në pritje të Vitit të ri (FOTO)

Viti i ri duket se nuk e trazon Tetovën nga rutina e përditshme. Përveç shitësve të mjeteve piroteknike në mes të qytetit dhe disa fëmijëve që argëtohen me po ata mjete, qyteti duket i qetë. Njëjte si viteve tjera edhe sivjet, natën e ndrimit të moteve tetovarët  preferojnë që ta kalojnë me familjet e tyre. Këtu ndoshta ndikon edhe gjendja ekonomike.

Këtë e pohoi edhe Ibrahim Bakiu shitës në tregun e qytetit i cili përsëriti refrenin e dhimbshëm: “Nuk ka interesim, njerëzit nuk kanë para”.

Numri më i madh i të anketuarve nga Portalb e konfirmojnë  se natën e vitit të ri do ta kalojnë në shtëpi, mirëpo ka edhe nga ata do ta festojnë në lokale ku luhet muzikë live, ndërsa një pjesë tjetër nuk e festojnë fare sepse mendojnë se kjo festë nuk ka të bëj me ta.

Tetova12

 

Kështu mendon Enver Beluli i cili i pyetur se ku do ta festoj vitin e ri, tha shkurt: “kjo festë nuk ka të bëj me fenë tonë dhe nuk e festoj.
Po njëjtë u përgjigj edhe një grup tjetër i të anketuarve.

Ndërsa Riza Etemi për Portalb tha: “Darkën do ta hamë në shtëpi me familjarët ndërsa më pas do të dalim në ndonjë lokal për të festuar deri pas mesnate”.

“Besoj se do ta festojmë bashkërisht me familjen në shtëpi”, thotë Jeton Bexheti, “ndoshta edhe një shëtitje me fëmijët nëpër qytet”, shtoi ai.

Tetova122

“Natën e parë të ndrimit të moteve zakonisht e festojmë në shtëpi me familjen, ndërsa natën  e dytë me shoqërinë nëpër lokale ku ka muzikë”, tha Natasha Mishkovska.

Ndryshe, shumica e restoranteve dhe kafiterive më të mira të qytetit sonte dhe nesër mbrëma hyrjen në lokale e kanë me pronontime sepse organizojnë mbrëmje festive me muzikë live dhe DJ të ndryshëm.

Atmosfera

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button