Debat i ashpër në Kuvend, Ligji për të falimentuarit, marketing politik

Opozita Maqedonase në Kuvendin e Maqedonisë kanë reaguar rreth Ligjit për zhdëmtimin e personave të ndërmarrjeve falimentuese. Ata u shprehën se do ti mbështesin këto ndryshime, por gjatë fjalimeve të tyre  theksuan se ky propozim është marketing parazgjedhor i partisë në pushtet.  Deputetët shqiptar si ato në qeveri por edhe ato të opozitës nuk janë paraqiten për fjalë, sikur ky ligj fare të mos i prek shqiptarët të ndërmarrjeve falimentuar.

 “Me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për sigurim material të personave të papunësuar  për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronësi dominuese të shtetit do të përfshihen në mënyrë plotësuese rreth 3 mijë persona të cilët do të fitojnë sigurim material në vlerë prej 34 për qind të pagës minimale, apo rreth 7100 denarë, plus sigurimin shëndetësorë”, deklaroi Dime Spasov, ministër i punës dhe politikës sociale. 

 “Në Maqedoni duhet të mbahen vetëm zgjedhje që kësaj qeverie ti kujtohet se ekzistojnë qytetarë të cilët jetojnë në prag të ekzistencës dhe gjendja materiale e të cilëve është aq e keqe saqë nuk kanë se me çka të ushqehen dhe me çka ti paguajnë faturat e tyre. Këtë zgjidhje ligjore edhe pse nuk është shumë e keqe dhe restriktive, grupi parlamentar i LSDM-së do ta mbështes”, tha Marjanço Nikollov, LSDM. 

Nikollov madje shtroi pyetjen se pse ndryshimet e ligjit në fjalë nuk përfshijnë edhe punëtorët e falimentuar që vijnë nga ndërmarrjet private. Përgjigjen e mori nga Ilija Kitanovski i VMRO-DPMNE-së. 

 “Vallë është problem që për 5 milion euro ta zgjidhni problemin e të gjithë punëtorëve të falimentuar. Të gjithëve, edhe atyre nga ndërmarrjet me kapital shtetëror por edhe atyre private. Të gjithë qytetarët japin para në buxhet. Nuk është buxheti i qeverisë dhe qeveria nga xhepi ti jep parat dhe të vendos se ligji do të vlej për njërën palë dhe jo për tjetrën”, u shpreh Marjanço Nikollov, LSDM. 

Lajme të ngjashme

Back to top button