Zonat industriale si kërpudha para zgjedhjeve

Maqedonia do të fitojë edhe një zonë për zhvillim industrial për të tërhequr investime.

Kësaj radhe do të jetë lokaliteti ushtarak “Maucker” që shteti I ‘ja kishte dhënë qytetit të Ohrit. Zona të lira ekonomikë ka në Shkup, Tetovë dhe Shtip, ndërsa planifikohet hapja e shtat zonave të tjera në shtat lokacione të ndryshme.

Analisti ekonomik Sllobodan Najdovski, për Evropën e Lirë ka deklaruar se zonat e lira ekonomike po shfrytëzohen nga qeveria për marketing politik dhe jo për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Kryesisht në periudhën parazgjedhore, qeveria paralajmëron një numër të madh të investimeve dhe pikërisht në këtë kohë paralajmërohen edhe hapja e një numri të madh të zonave të lira industrial, për këtë shkak mendoj se qeveria shfrytëzon këtë termin për marketing politik”, deklaroi Najdovski.

Drejtori ekzekutiv i konfederatës së biznesit Mile Boshkov thotë se me investimet në këto zona të lira ekonomike përmirësohet kualiteti i forcës punëtore në vend.

Sipas Boshkov, efektet do të ndjehen për një periudhë të gjatë.

“Në një çfarë mënyre gjithmonë mundet më mirë, por nga zonat e lira ekonomike që kanë filluar me punë shohim se po japin efekte pozitive”, tha Boshkov.

Qeveria për këtë vit ka paralajmëruar 20 investime të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button