fbpx

Sekuestrohen 32 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek

Policia ka sekuestruar një tjetër sasi droge në kufirin greko-shqiptar. Policia bën të ditur se, 32 kilogramë marijuanë ishte fshehur në gjirin detar në Sajadhe, 200 metra larg kufirit. Policia po vijon kontrolle intensive pasi dyshohet për një sasi më të madhe droge.

Ndërsa dje polica greke sekuestroi një tjetër sasi të madhe lëndësh narkotike. Sipas policisë greke 805 kilogramë kanabis u sekuestruan në një skaf që kishte mbërritur atje nga Shqipëria, në vendin e quajtur Valto Pargas, gjatë një operacioni të zhvilluar orët e pasdites të së dielës.

Policia thotë se ka arrestuar dy grekë 58 dhe 43 vjeç dhe dy shqiptarë 40 dhe 45 vjeç. Autoritetet thonë se kanë shpallur në kërkim edhe kryetarin e organizatës kriminale, një shtetas shqiptar 35 vjeç.

Polica thotë se, droga ishte ngarkuar në zonën e Ksamilit dhe u dërgua me skafin tashmë të sekuestruar në brendësi të kufirit grek. Të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre, iu dërguan gjykatës, e cila vendosi masën e dënimit burg pa afat, deri në përfundim të hetimeve./Shekulli

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close