Publiku do të ikë pa kërkuar falje kur s’ka profesionalizëm

[Recension: “Tetovarët i kërkojnë falje Zotit që e kanë votuar Teuta Arifin”]

Mendimet e qytetarëve janë të rëndësishme për tu raportuar me qëllim krijimin e një pasqyrimi se çka mendon populli për zhvillimet në cilëndo sferë qofshin ata. Megjithatë një mendim i një qytetari nuk mund të jetë pasqyrë e opinionit publik në tërësi.

teutaaaaaLinku deri te artikulli origjinal: Tetovarët i kërkojnë falje Zotit që e kanë votuar Teuta Arifin

Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015

Data e recensionit: 28.12.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë në titull thotë se “Tetovarët i kërkojnë falje Zotit që e kanë votuar Teuta Arifin”. Sapo nis e lexon tekstin vëren se titulli nuk argumentohet në mënyrë adekuate, por që bazohet nga postimi i një qytetari në rrjetin social facebook. Kjo do të thotë se titulli demantohet nga përmbajtja e tekstit, për faktin se jo gjithë tetovarët, por vetëm një qytetarë i “kërkon Zotit falje që e ka votuar Teuta Arifin” dhe jep vlerësim për këtë të fundit.

“Tetovarët i kërkojnë falje Zotit që kanë votuar Teuta Arifin. Kështu shkruan  Sadat Sulejmani në Facebook.”

Media duhet të jenë dritare realiteti dhe të përcjellin qëndrimet e qytetarëve, por gazetari nëse do të dijë mendimin dhe shqetësimet e tyre duhet të dalë në terren dhe të tentojë që të bëjë një anketë serioze me më shumë qytetarë të cilët do të ishin të gatshëm të japin mendimin mbi pushtetin. Arritja e një rezultati transparent dhe objektiv për këtë problematikë do të ja vlente të bëhej lajm. Por, një qëndrim në rrjetet sociale nuk mund të jetë transparent dhe nuk paraqet domosdoshmërisht edhe qëndrimin shumicës se qytetarëve.

Në këtë mënyrë si është tentuar të bëhet ky produkt që po e recensojmë është manipulim, i cili me anë të një postimi mëton të ndërtojë opinion publik për një çështje të caktuar. Jo që pushteti duhet të lihet “rahat” nga qëndrimet e popullit, përkundrazi. Media si urëlidhëse mes pushtetit dhe popullit duhet në mënyrë më konstruktive të ndërtojë opinion për politikbërjen, të jetë kritike dhe të hapë tema në interes publik, por këtë ta bëjë sipas rregullave profesionale. Në të kundërt lexuesi do ikë nga media dhe nuk do të kërkoja faëje për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button