Basha: Protestë masive në 20 shkurt, kundër qeverisë e varfërisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje që në datën 20 shkurt në 23 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, të mbahet një protestë kundër qeverisë, kundër përkeqësimit të situatës ekonomike dhe varfërisë.
 
Deklarata e kreut të PD-së është bërë në mbledhjen e grupit parlamentar. Sipas Bashës, 23 vjetori i rrëzimit të monumentit nuk do të jetë vetëm një ditë kujtimi, por do të jetë edhe një protestë një marshim kundër varfërisë
 
“23 vjetori i rrëzimit të monumentit nuk do të jetë vetëm një ditë kujtimi, por do të jetë edhe një protestë një marshim kundër varfërisë, kundër përkeqësimit të gjendjej ekonomike. PD  thërret në këtë marshim, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna. Thërrasim të gjithë ish të përndjekurit, ish-pronarët, pensionistët”, theksoi Basha në fjalën e tij.

VIZITA E NISHANIT NË SHBA, SINJAL I MARRËDHËNIEVE TË MIRA
Kreu i PD-së ka folur edhe për vizitën e fundit e Presidentit Bujar Nishani në SHBA dhe sipas tij është një sinjal i mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Marrëdhëniet mes dy vendeve kishin nevojë për këtë vizitë të Presidentit të Shqipërisë. Një vizitë e ngrohtë në takimet jo protokollare të zhvilluara nga presidenti dhe sot dua të falenderoj presidentin Nishani për këtë vizitë”, deklaroi në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
 
KRIZA EKONOMIKE PO THELLON VARFËRINË, RRITET PAPUNËSIA
“Pas ngritjes së komisionit hetimor, theksin e fjalës tonë tani do e vëmë tek ekonomia. Varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe për këtë mjafton të shikosh shifrat e institucioneve zyrtare. Kriza ekonomike është duke u thelluar. Pas ardhjes së qeverisë së re, është shtuar numri i qytetarëve që janë të papunë. Këto janë vetëm efektet e para të paketës së tyre fiskale”, deklaroi Basha gjatë fjalës së tij.
 
Sipas Bashës, “premtuan hapjen e 300 mijë vendeve të punës, por deri tani nuk është bërë asgjë”. Deri në muajin shtator duhet të hapen të paktën 70 mijë vende pune nëse duan të mbajnë premtimin, por shpresojmë që të mos shkojë në minus 70 mijë vende pune. Administratës i është bërë e qartë që nuk do të ketë rritje pagash”, theksoi në fjalën e tij, kreu i PD-së.
 
BASHA: QEVERIA E PS NUK DO TË RRISË PENSIONET
“Deklarimi për falimentim të skemës së pensioneve rrit vetëm frikën. Kjo skemë ishte bërë në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore. I kërkojmë qeverisë që të marrë një kthesë 180 gradë dhe të fillojë të rrisë pensionet siç është bërë gjatë gjithë viteve të qeverisë së PD”, deklaroi Basha përpara deputetëve të saj.
 
RAMA E SULMOI NDËRTIMIN E RRUGËS SË ELBASANIT, TANI E VIZITON
“Kryeministrit i është bërë refleks dhe shkon nga 3-4 herë të vizitojë punimet në rrugën e Elbasanit, rrugë që e sulmoi kur ishte në opozitë dhe e anatemon edhe tani. Ai shkon nëpër kantiere ndërtimi dhe bëhet gazi i botës duke kërkuar gropa në rrugë që janë në ndërtim”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes me deputetët e PD-së. – See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=200080&IDCategoria=1#sthash.Xt5C9jBb.dpuf

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje që në datën 20 shkurt në 23 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, të mbahet një protestë kundër qeverisë, kundër përkeqësimit të situatës ekonomike dhe varfërisë.

Deklarata e kreut të PD-së është bërë në mbledhjen e grupit parlamentar. Sipas Bashës, 23 vjetori i rrëzimit të monumentit nuk do të jetë vetëm një ditë kujtimi, por do të jetë edhe një protestë një marshim kundër varfërisë

“23 vjetori i rrëzimit të monumentit nuk do të jetë vetëm një ditë kujtimi, por do të jetë edhe një protestë një marshim kundër varfërisë, kundër përkeqësimit të gjendjej ekonomike. PD  thërret në këtë marshim, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna. Thërrasim të gjithë ish të përndjekurit, ish-pronarët, pensionistët”, theksoi Basha në fjalën e tij.

VIZITA E NISHANIT NË SHBA, SINJAL I MARRËDHËNIEVE TË MIRA

Kreu i PD-së ka folur edhe për vizitën e fundit e Presidentit Bujar Nishani në SHBA dhe sipas tij është një sinjal i mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Marrëdhëniet mes dy vendeve kishin nevojë për këtë vizitë të Presidentit të Shqipërisë. Një vizitë e ngrohtë në takimet jo protokollare të zhvilluara nga presidenti dhe sot dua të falenderoj presidentin Nishani për këtë vizitë”, deklaroi në fjalën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

KRIZA EKONOMIKE PO THELLON VARFËRINË, RRITET PAPUNËSIA

“Pas ngritjes së komisionit hetimor, theksin e fjalës tonë tani do e vëmë tek ekonomia. Varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe për këtë mjafton të shikosh shifrat e institucioneve zyrtare. Kriza ekonomike është duke u thelluar. Pas ardhjes së qeverisë së re, është shtuar numri i qytetarëve që janë të papunë. Këto janë vetëm efektet e para të paketës së tyre fiskale”, deklaroi Basha gjatë fjalës së tij.

Sipas Bashës, “premtuan hapjen e 300 mijë vendeve të punës, por deri tani nuk është bërë asgjë”. Deri në muajin shtator duhet të hapen të paktën 70 mijë vende pune nëse duan të mbajnë premtimin, por shpresojmë që të mos shkojë në minus 70 mijë vende pune. Administratës i është bërë e qartë që nuk do të ketë rritje pagash”, theksoi në fjalën e tij, kreu i PD-së.

BASHA: QEVERIA E PS NUK DO TË RRISË PENSIONET

“Deklarimi për falimentim të skemës së pensioneve rrit vetëm frikën. Kjo skemë ishte bërë në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore. I kërkojmë qeverisë që të marrë një kthesë 180 gradë dhe të fillojë të rrisë pensionet siç është bërë gjatë gjithë viteve të qeverisë së PD”, deklaroi Basha përpara deputetëve të saj.

RAMA E SULMOI NDËRTIMIN E RRUGËS SË ELBASANIT, TANI E VIZITON

“Kryeministrit i është bërë refleks dhe shkon nga 3-4 herë të vizitojë punimet në rrugën e Elbasanit, rrugë që e sulmoi kur ishte në opozitë dhe e anatemon edhe tani. Ai shkon nëpër kantiere ndërtimi dhe bëhet gazi i botës duke kërkuar gropa në rrugë që janë në ndërtim”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes me deputetët e PD-së./ Shqiptarja

      

Lajme të ngjashme

Back to top button