City e dëshiron Iscon në skuadër

Mesfushori i Real Madridit, Isco, nuk është i lumtur në Santiago Bernebu dhe mund të largohet nga Los Blancos që në afatin e janarit.

Kështu ka raportuar e përditshmja madrilene AS. Sipas kësaj të përditshme, drejtori sportiv i Manchester Cityt, Ferran Soriano tashmë gjendet në Madrid dhe ka lënë takim me José Ángel Sánchez për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të spanjollit në Etihad Stadium.

Sipas AS, Pep Guardiola, i cili pritet të jetë trajner i ri i Cityt nga sezoni i ardhshëm, ka kërkuar nga klubi anglez që të fillojnë të sjellin lojtar në Etihad Stadium, një ndër objektivat është edhe Isco.

Mesfushori spanjoll i pëlqen shumë ish trajnerit të Barcelonës dhe tashmë drejtori sportiv i Cityt ka filluar tentimet për transferimin e Iscos. Sipas AS, Ferran Soriano, do të takohet edhe me lojtarin për t’i treguar se janë të gatshëm të paguajnë shumën që kërkon Reali nëse ai pranon të transferohet në Angli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button