MIT krijon ekranin robotik që imiton lëvizjet e duarve

Përgatituni të habiteni, do t’i hidhni një sy të ardhmes. Shkencëtaret e MIT kanë krijuar një ekran që mund të preket dhe të ndryshojë duke u drejtuar nga një person. Nëse doni të lëvizni një objekt që ndodhet në ekran, mund ta bëni, pavarësisht vendit ku ndodheni.

Grupi Tangible Media krijoi në laboratorët e medias të MIT, një ekran të përbërë nga atomet, dhe jo pikselët, dhe e kanë quajtur inFORM. Petëzat plastike kontrollohen nga një motor i lidhur me një laptop, i cili mund të mbajë objekte të vërteta, falë programit Microsoft Kinect.

Ç`do të thotë kjo? Dy njerëz që flasin me anë të Skype-it, mund të lidhen fizikisht. Sigurisht pajisja është ende në fazat e saj të para dhe duhen mësuar si fillim gjërat themelore. Të dy personat duhet të kenë pajisjet e përshtatshme, duke filluar nga modeli 3D, i cili funksionon në mënyra të ndryshme, në vende të ndryshme të planetit.

Vërtet e habitshme! Bashkë krijuesi, Sean Follimer, thotë:- “Si njerëz kemi mësuar të bashkëveprojmë fizikisht me ambientin, por në shekullin e 21 ne po humbasim ndjesinë që të falë shqisa e prekjes, e cila na udhëheq dhe na bën të ndihemi më të lidhur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button