O njeri!

Ti e di mirë se nuk je i përjetshëm, dhe po aq mirë e di se ky udhëtim i yt e ka një fund. Shiko se si ka nisur dhe si do të përfundoj. Të duket normale që ke ardhur si “një pikë ujë” dhe do të përfundosh si “një grusht dhe”? Ke ardhur dhe do të ikësh dhe askush nuk të ka mar leje për asnjërën këto! Ti jeton duke e ditur se ka vdekje por vepron sikur sdo të vdesësh kurrë. Vallë je i shurdhër dhe nuk ndëgjon, se si vdekja ndalon tik-takat e zemrës dhe shpirti yt drejtohet në qiell.

Vdekje! Si shpirti i njeriut ndjen ftohtësi kur ndëgjon shqiptimin e fjalës! Arsye të plota pa zgjidhje, kancer, tuberkulozë, asma … Vdiq nga mërzia, dhimbja, etj. O njeri, të është caktuar vdekja dhe patjetër do të të ndodhë edhe nëse je i mërzitshëm, sëmur apo i lumtur! Isha shtrirë në krevat nga sëmundja e rëndë e zemrës, familja gjithandej teksa vraponin pas meje, sikur ajo ditë do të ishte e fundit në këtë botë, kërkoja të gjithë, shoqërinë, prindërit dhe armiqtë.

Nuk mund të çmallesha me asnjërin. Erdhi nata, koha e pushimit e për mua nuk kishte gjumë, teksa të gjithë qëndronin mbi kokën time ku kërkova të iknin në gjumë, pas gjithë insistimeve të mia pranuan përveq nënës, atë e zuri gjumi afër meje… Ishte errësir, isha thelluar në mendime për një moment ndjeja një gjë që më rëndonte trupin, shikoja tek skaji i dhomës, tek dera më saktësisht ndjeja një zë që ngadal po më pëshpëriste: “Duhet të jesh i gatshëm o njeri, mbaroi ky udhëtim për ty “, e un rrija i shtangur me vetëdëshir ose jo ishte e patjetërsueshme. Diçka po më ndalonte frymën, nuk mund të flisja, s’mund të shqiptoja fjalitë, çfarë ndodhi. E nëna në atë çast ndjeu dhimbjet e mija, e habitur teksa lotonte mu afrua: “Biri im, kthehu, duro, zgjohu”, e unë tani më smund të flisja, humba sytë dhe fryma e fundit mbaroi, shpirti im u ngrit në qiell, dhimbja e nënës mbeti, un mundohesha të tregoja se jam këtu, por e kot, ajo mbetii duke shikuar trupin tim të pa shpirtë. S’mund të kuptoja çfarë ndodhte, isha i habitur nga gjithë kjo situatë!?

Nëna duke qarë filloi të bërtiste, erdhën gjithë të familjes e më rrethuan, e nëna më mbylli syt, unë smun të bëja asgjë, e në mëngjes thirrën dikë, sedi çfarë ndodhi, filluan të më pregaditnin, më pastronin. E unë shikoja trupin tim… E pas gjithë asaj, në shtëpi vinin njerëz që si kisha parë më parë, përse vinin? E mua filluan të më mbështjellin me një gjë të bardhë, sedija çfarë ishte, por mbuluan trupin tim, nëna e babai ishin të humbur, lotonin pa ndarë, thonin se më kishin humbur më. Por un isha aty, si mundet të mos më shikonin, aty isha…

Më mbështjellën e më vendosën në një kuti, s’doja të hyja aty, pse nuk më ndëgjonin. E unë përse nuk mund të lëvizja? Dhe ata më mbyllën në errësirë, ndëgjoja të qarat e familjes, tani po më largonin nga shtëpia, ku po më dërgonin, pse askushh nuk përgjigjej, ecnin e ecnin, dhe u ndaluan diku më leshuan në tokë e papritur më hapën kutinë e më larguan prej aty por unë ende isha i veshur me të bardhë. Po gëryenin tokën. Po Bënin një gropëz, por pse? Prap pa përgjigje kaloi një kohë e disa duar mblodhën trupin tim sedi ku më qonin më shtyen diku, sikur më groponin! Më lëshuan, ato duar u larguan, ndodhii diçka, po hedhnin diçka mbi trupin tim, a ishte dhe? Sedi, po ashtu ishte!

Ndjeja dheun mbi trupin Tim, si e hidhnin mbi mua, kush ishte, babai, vëllai ose dikush tjetër? Më mbuluan derisa ajo gropëz u rrafshua e trupi im mbeti i mbyllur në errësirë. E ndjeja sesi dheu po më shtërngonte trupin, e nga jasht po bëninn dua për mua, përfunduan të qarat, lutjet , filluan të largoheshin të gjithë derisa më lanë vetëm. Babi edhe ti ike, ku je?! E askushh s’më fliste, sa e vështirë të pranohet ky fakt!

Unë e urreja errësirën por tani jam pjesë e saj. Fillova të mendoja për veten, çfarë kam punuar, çfarë kam vepruar e ndërgjegjja nuk më linte të qetë. Doja të kthehesha e të ju tregoja që jeta ishte mbulim me dhe! Sepse tani e kuptova unë që isha i vdekur me trup. Doja të zgjohesha nga gjithë ky ankth i papërshkruar por tani nuk kishte asgjë, askush, gjithçka ishte e pakthimtë, e tani isha unë, unë dhe dënimi ose shpëtimi im! E lotët , dhimbja apo gëzimi nuk mund të më mbronin! Sepse jeta u hap para meje si një roman i lexuar ! Sa e vështirë të jesh autor i fatit tënd!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button