Gjermani, në qytetin Arnsberg ndalohet hudhja e fishekzjarreve afër kampeve të refugjatëve

Në qytetin gjerman, Arnsberg është ndaluar përdorimi i fishkezjarreve afër strehimoreve të refugjatëve dhe emigrantëve, në mënyrë për të shmangur paraftyrimet traumatike.

Sipas psikiatërve tingujt e fishekzjarreve mund të provokojnë stres të madh në mesin e njerëzve që janë larguar nga zonat e luftës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.

Gjithashtu, në disa qytete tjera është ndaluar shitja e fishekzjarreve, ndërsa nëpër disa qytete emigrantëve dhe refugjatëve u është dërguar njoftimi për mundësinë e ndezjes së fishekzjarreve gjatë natës së Vitit të Ri.

“Ata që janë larguar nga zonat e luftës, fishekzajrret mund t’i indetifikojnë më shumë se tingullin e plumbamve dhe të bombave sesa me Vitin e Ri,” është shprehur  zëdhënësi për qytetin Arnbers, Christian Soebbeler për gazeten Deutche Welle.

Sipas një raporti të publikuar në shtator nga Oda Federale e Psikoterapisë në Gjermani, rreth 40% deri në 50% e refugjatëve vuajnë nga çrregullimi post-traumatik ose depresioni, transmeton Gazeta Blic.
Gjermania gjatë këtij viti ka pranuar më shumë refugjatë se çdo komb tjetër evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button