Bora shkakton kaos në Japoni

Të paktën dy vetë gjetën vdekjen dhe më shumë se 300 të tjerë janë lënduar në pjesën qendrore të Japonisë, mbi të cilën në natën e së shtunës vërshuan reshjet më të dendura dhe më intensive të borës në 13 vjetët e fundit.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, bora po vazhdon të bjerë edhe sot, ndërsa lartësia e shtjellave të borës ka arritur deri në 50 centimetra.

Për shkak të motit të keq janë anuluar më shumë se 600 fluturime, vërehen ndërprerje në lëvizjen e trenave. Në rrugët automobilistike janë formuar bllokime shumë kilometërshe të trafikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button