Shitja e armëve: SHBA-të 250 miliardë dollarë, Rusia 85 miliardë dollarë, Arabia blerësi më i madh

Në raportin “Shitja e armëve konvencionale për vendet në zhvillim gjatë viteve 2007-2014” të përgatitur nga Kongresi amerikan thuhet se SHBA-të dhe Rusia kanë shënuar rritje të nivelit në shitjen e armëve për shtetet në zhvillim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit prej 75 faqeve të përgatitur nga Cathrine Theohary, eksperte e politikës së sigurisë kombëtare në kongres, plotësisht e bazuar në informacionet dhe dokumentet zyrtare të administratës amerikane, mes viteve 2011-2014 SHBA-të nëpërmjet shitjeve të armëve kanë realizuar të hyra prej 115 miliardë dollarësh ndërsa Rusia me 41.7 miliardë dollarë janë dy vendet që u kanë shitur më shumë armë shteteve në zhvillim.

Në raport theksohet edhe çështja e rritjes së nevojës për armë nga shtetet në zhvillim dhe në kuadër të kësaj në krye me SHBA-të dhe Rusinë disa shtete kanë realizuar përfitime të mëdha. Në raport gjithashtu thuhet se SHBA-të dhe Rusia udhëheqin sa i përket shitjes së armëve pasiqë shumë shtete në zhvillim që nga Lufta e Ftohtë kanë qenë të pozicionuara mes këtyre dy vendeve.

Sa i përket shitjes së armëve në periudhën 2007-2014, SHBA-të kanë realizuar të ardhura prej 250 miliardë dollarësh, ndërsa Rusia 85 miliardë dollarë. Sipas rezulltateve të hulumtimeve në këtë periudhë përqindja e shitjes së armëve ndërkombëtare për shtetet në zhvillim ka qenë 75 përqind, ndërsa në vitin 2014 është rritur në 86 përqind.

– Arabia Saudite është blerësi më i madh –

Raporti në fjalë bën të ditur se nga shtetet në zhvillim të cilat kanë blerë armë është se gjatë periudhës 2007-2014, Arabia Saudite me 86.6 miliardë dollarë është “shteti me më shumë marrëveshje për blerjen e armëve”. Nga shuma e përgjithshme, 60 miliardë dollarë përfshin marrëveshjet të bëra me SHBA-të.

Në të njëjtën periudhë India me 38.1 miliardë dollarë radhitet e dyta, ndërsa Iraku me 27.3 miliardë dollarë zë vendin e tretë. Pasojnë Emiratet e Bashkuara Arabe me 22.6 miliardë dollarë dhe Korea e Jugut me 20.4 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button