Ekipet italiane në garë për Gashin

Shtohet interesimi nga Serie A për Shkëlzen Gashin. Pas Torinos dhe Veronës në garën për të ta transferuar sulmuesin e Baselit, Shkëlzen Gashin ka hyrë edhe Fiorentina.

Sulmuesi shqiptar i cili ka gjetur shumë pak hapësira te Baseli në këtë sezon do të largohet nga kampionët e Zvicrës në janar, derisa Viola mund të jetë definicioni i radhës, raporton Fusballinfos.ch.

Golashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit në kampionatin zviceran ka një kontratë deri në vitin 2018 me Baselin dhe drejtuesit e klubit nga St Jakob Park kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të ardhura nga shitja e kosovarit

Ndërkohë , një tjetër lojtar i Kombëtares kuqezi që kërkohet nga Fiorentina është edhe Taulant Xhaka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button