Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht do të jetë mjaft i ftohtë dhe me nivel të mesëm të mjegullave. Në pjesën juglindore, është e mundshme që të krijohen kushte për reshje të dobëta të dëborës, njofton Portalb.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga -5 deri më -1 gradë celsius, ndërkaq në vendet më të larta do të arrijë deri më -7 gradë celsius.

Temperaturat ditorë, do të jenë më të ulëta në krahasim me ditët e kaluara, gjegjësisht pritet që të lëvizin nga 3-4 gradë celsius deri më 7 gradë celsius, ndërkaq në vendet më të larta nuk do të kalojnë mbi 3 gradë celsius.

Edhe Shkupin e pret mot i ftohtë dhe me nivel të mesëm të mjegullave. Temperaturat do të sillen nga -3 deri më -1 gradë celsius në mëngjes, ndërkaq gjatë ditës pritet që të njëjtat të arrijnë jo më shumë se 5 gradë celsius. Vranësira pritet të ketë edhe gjatë ditës, megjithatë nuk do të ketë reshje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button