Pas ndotjes së Durrësit, Qeveria Shqiptare ndalon shkarkimet e anijeve në det

Pas ndotjes me naftë të detit të Durrësit në 7 nëntor të këtij viti, Qeveria Shqiptare përmes një VKM-je ndalon të gjitha anijet që të shkarkojnë mbetjet dhe tepricat në det. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e së hënës, bëhet fjalë jo vetëm për anijet shqiptare, por edhe për anijet e huaja që ankorohen në portet e Shqipërisë.

Gjithashtu, ky vendim do të zbatohet për të gjitha mjetet lundruese, përfshirë mjetet e peshkimit dhe mjetet lundruese për argëtim. VKM detyron kapitenin e anijes që do të ankorohet në Shqipëri se duhet të plotësojë formularin nëpërmjet agjencive detare 24 orë para mbërritjes në port.

Kapiteneria e Portit i dërgon një kopje të njoftimit, të përcaktuar në pikën 11, të këtij vendimi, Autoritetit Portual dhe operatorit të instalimeve marrëse portuale. Operatori është i detyruar të mbajë një regjistër për njoftimet dhe certifikatat e dorëzimit të mbetjeve dhe t’ia përcjellë ato, çdo muaj, Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

Vendimi sqaron se në mbetjet që nuk duhet të shkarkohen në det janë: Tepricat nga ngarkesat detare, përfshirë mbetjet e çdo lloji të ngarkesës në bord, nga mbajtëset e ngarkesave ose çisternat, të cilat teprojnë pas përfundimit të procedurave të shkarkimit dhe pastrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button