Duka: De Biasi na duhet, por nuk do shesim shtëpinë për të

“Nuk do ta shesim shtëpinë për De Biazin”,- ky është paralajmërimi që ka bërë Armando Duka në një intervistë për gazetaren Enkeleida Zeko, në emisionin “Fair Play”, në televizionin “News 24”, megjithëse ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që FSHF të bëjë gjithçka për ta mbajtur italianin.

“De Biazi është nën kontratë deri në 2017-ën. Ka një vullnet nga FSHF që të vijojë më tej. Ka një rikonfirmim nga trajneri që do ta zbatojë këtë kontratë.

Jo vetëm në sport, por kudo, në momentin kur shihet që ka performancë të mirë rishikohen kushtet më të mira. Ne ia kemi ofruar dhe do t’ia ofrojmë gjithmonë për ta pasur si drejtues.

Askush nuk i di fikse shifrat e kontratës, janë të gjitha abuzime. Federata si Shqipëria e bëjnë pagesën me sakrificë. Buxheti është sa 1/100 e Federatës Franceze apo edhe më shumë.

Sigurisht që do sakrifikojmë edhe më shumë për De Biazin, por nuk është çështje financiare. Do t’i ofrojmë kushtet financiare, por nuk do ta shesim shtëpinë… Atë do ta mbajmë!”,- deklaroi Duka në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button