A do ta kthejë Perez përsëri Mourinhon

Lajmi i ditës vjen nga Spanja, ku kryetari i Realit, Florentino Perez i ka bërë ofertë trajnerit Jose Mourinho. Sot ka shkruar “The Mirror”, se Perez është i gatshëm që t’ia jep edhe një mundësi Mourinhos që ta menaxhoj përsëri skuadrën spanjolle.

Ky lajm është fantastik edhe për Van Gaal, i cili është në prag të shkarkimit, por që drejtuesit e Manchester Unitedit mund të ndërrojnë mendje që edhe pjesën tjetër të sezonit ta mbajnë holandezin dhe në verë të nënshkruajnë me tjetër trajner.

Edhe Mourinho është shprehur i gatshëm sa ishte trajner i Chelseas që nuk do të kishte frikë që të kthehet përsëri mbrapa që t’i përmirësoj gabimet e të kaluarës me Real Madridin.

Në ditët në vijim mbetet të mësohet se çka do të ndodhë, pasi që edhe portugezi është në pushime në Brazil ku pasi që të kthehet mund të shkaktojë befasinë më të madhe duke u rikthyer sërish në “Bernabeu”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button