A arrihet cenzusi nëse shqiptarët bojkotojnë zgjedhjet?

Ekspertët politik kanë komentuar deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski se ‘shqiptarët do të gabojnë nëse bojkotojnë zgjedhjet’.

Vetë fakti që nuk pranoi kandidat koncensual, kryeministri dëshmoi se defaktorizon shqiptarët, tha profesori universitar Mersel Bilalli.

‘Me injorimin e propozimit të kandidatit koncensual ndihet se faktori shqiptar nuk është ndonjë faktor, nënkupton pra defaktorizimin politik shqiptar dhe deklarata e fundit e kryeministrit të konteks të asaj se pa marrë parasysh çfarë bëni ju ne vazhdojmë të veten… Kjo ndërlidhet edhe me atë që e  tha Ilija Dimovoski disa ditë më parë me atë se kandidati jonë do të del në procedurë demokratike dhe do ti mbron vetëm interesat e maqedonasve që është një deklaratë fashiste. Kështu që jam i mendimit se faktori politik të vetdijësohet dhe duhet të sanksionohet një qeveri e tillë’ tha Bilalli.

Por a varet kushtetueshmëria e presidentit të ardhshëm nga (mos)dalja e shqiptarëve mbetet të shohim a do të plotësohet censusi nëse nuk dalin shqiptarët në votime.

Të rikthehemi në zgjedhjet e fundit presidenciale, respektivisht raundit e dytë, ku edhe pos thirrjeve për bojkot, shumë shqiptarë kanë votuar.

‘Siç  e dini në vitin 2009 në zgjedhjet presidenciale, rrethi i dytë, dalja ka qenë shumë më e vogël edhe atë 42.63%, me të cilën u arrit edhe censusi prej 40 për qind e paraparë me Kushtetutë dhe Ligj që të zgjedhjet të jenë legjitime. Dhe siçdihet dalja ishte në kufij, në limit me arritjen e censusit’ tha Subhi Jakupi nga KSHZ.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve (KSHZ) në zgjedhjet e fundit presidenciale të mbajtura më 5 prill të vitit 2009 nga 1.792.082votues, kishin votuar vetëm 764.039 që përbën përqindjen 42.63 . Prej këtyre votave 45.589 ishin të pa vlefshme.

Ndryshe zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 13 prill./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button