Partia e Majtë, urim për Vitin e Ri: Më pak privilegje për deputetët në 2016-tën (VIDEO)

Bordi iniciues i Partisë së Majtë, ua dërgoi uratën për Vitin e Ri, deputetëve dhe funksionarëve të Parlamentit, njëkohësisht i porositi që në vitin 2016, t’i zvogëlojnë privilegjet dhe pagat e larta, përderisa populli është në varfëri, njofton A1on, transmeton Portalb.

Para një muaji, Paria e Majtë, dorëzoi propozim-ligj deri te Parlamenti me të cilin propozon që të hiqet vërtetimi për nënshtetësi, si kusht për regjistrimin e partisë politike. Por asnjë parti, as nga pozita as nga opozita, nuk e kanë përkrahur këtë ligj. Sipas Partisë së Majtë, partitë nuk kanë pasur as argumente, se pse vërtetimet e nënshtetësisë janë të obliguara për regjistrimin e partisë politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button