Të falimentuarit, paralajmërojnë protesta radikale

Nëse Parlamenti i Maqedonisë nuk sjellë propozim-ligjin e ri për të falimentuarit, ata paralajmërojnë se çdo javë do të protestojnë në rrugë. Të falimentuarit shpresojnë në ndërgjegjen e deputetëve, por përvoja e tregon që Parlamenti e hedhë poshtë çdo propozim-ligj që nuk vjen nga shumica parlamentare, gjegjësisht nga pozita, njofton REL.

Protesta më radikale me bllokada, paralajmërojnë punëtorët e falimentuar nëse deputetët nuk sjellin ligj i cili mundëson që të zgjidhet statusi i 4.000 personave të cilët hyjnë në këtë kategori.

Liljana Georgievska nga shoqëria e të falimentuarve “UNIT”, garanton që çdo javë do të protestojnë në rrugë, por prapë, shpreson që këtë herë deputetët do ta dëgjojnë zërin e tyre.

“Unë sepse tanimë për së pesti herë dorëzoj propozim-ligj për kompensim të punëtoreve të falimentuar, shpresoj që këtë herë do të kenë ndërgjegje deputetët dhe do t’i lënë interesat partiak. Mendoj që do të duhet të të kujdesen për agoninë tonë dhe njëherë e përgjithmonë të largohemi nga rruga”, thotë Georgievska, transmeton Portalb.

Dje grupi parlamentar i LSDM-së në Parlament e ka propozuar ligj me të cilin do të zgjidhet statusi i 4.000 punëtorëve të falimentuar. Ata duhet të jenë në moshë nga 52 vjet për gra, ndërkaq për burrat 55 vjet, të kenë 15 vjet përvojë pune, likuidim ose tepricë nga ndërmarrjet deri në fund të vitit 2013. Deputetët duhet të votojnë edhe për dy propozim-ligje për plotësimin e ligjit për energjetikë, të propozuara nga grupet parlamentare LSDM, PRSD dhe LDP.

Por, në Maqedoni, si zakonisht praktikohet që të mos merren parasysh propozim-ligjet të cilat nuk vijnë nga shumica parlamentare, gjegjësisht nga pozita.

Analisti politik, Alajdin Demiri, komenton se gjendja është e atillë sepse në kushte të diktaturës, partitë, deputetët nuk kanë autonomi dhe pavarësi.

“Të gjithë deputetët janë ushtarë të një partie të caktuar dhe shndërrohen në makineri votuese. Kështu që mund të thuhet se kjo është mungesë e demokracisë, mungesë e vetëdijes politike, për faktin se deputetët pranojnë të jenë lojëra të shefave, gjegjësisht të partive, tregon se në këtë drejtim asgjë nuk është e mundur”, thotë Demiri.

Ai shton se për këtë gjendje mundet të ndërrohet nëse, ka ndryshime në sistemin zgjedhor, i cili siç thotë ati, do të mundej ta shemb këtë diktaturë të partive politike dhe të bëhet demokratizimi i tyre.

“Nëse sistemi zgjedhor ndërrohet dhe e shfuqizon partinë, atëherë është e mundur që të zhvillohen të gjitha proceset demokratike”, thotë Demiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button