“A thua, ëndërr apo realitet”

Shqiptarët , përveç që kanë sakrifikuar, por edhe  kanë kontribuar aq  shumë në vendin e quajtur Maqedoni, çështje kjo që nuk mund t’a mohojë askush…Pse? Sepse sot tek ne ka disa universitete me mijëra studentë dhe kuadro të specializuar. Ky është një progres…  një përparim… një e arritur për intelektualët, arsimdashësit, akademikët dhe udhëheqësit e qeverisjeve vendore nëpër mbarë Maqedoninë ku  udhëhiqen nga shqiptaret, Prej kujt varet e ardhmja e shqiptarëve,parashtrohet pyetja??? Normal se prej udhëheqësve politik.Me politikë të shëndoshë e politikanë të sinqertë qëllimet dhe idealet tona pa asnjë pengesë do të arriheshin…A thua…pajtoheni me mua?Me siguri se po.Fatkeqësisht deri sot kjo nuk po praktkohet tek ne…Deri kur?Edhe sa duhet të presim?A thua,kë po e presim? Kush duhet të n’a prijnë? Unë e di se vetë jemi të aftë,vetë jemi sakrifikuar dhe flijuar për një ardhmëri të sigurtë kombëtare… A e mendoni se çdo shqiptari sa i mungon lëvizja e lirë anës “Vardarit” ? A e mendoni se çdo shqiptari sa i mungon udhëtimi i sigurtë deri në shkollë dhe fakultet,por dhe anasjelltas.Ku është drejtësia?

Por,tekefundit ku është mëshira ndaj një tëpafuqishmi,të cilin s’ka kush t’a mbrojë?Cfarë faji ka i shkreti që ka lindur shqiptar?Edhe ne jemi njerëz…Edhe neve n’a takon t’a jetojmë jetën tonë,por për një gjë të tillë dikush duhet të n’a garnton.
Të nderuar politikanë dhe ju liderë të politikës shqiptare: Ndaluni, e mos n’a  thurrni patriotizēm tē rrejshēm baladik!Ndaluni,  mos mashtroni dhe tradhëtoni!Ndaluni,punoni me kokën tuaj e jo me të tjerëve!Ndaluni,kujtone të kaluarën tonë të hidhur!Ndaluni,mendoni për pasojat e gabimeve tuaja!Ndaluni…,ndaluni…,ndaluni! Sepse jemi ngopur nga tingujt e çiftelisë me plot fjalë të dhimbshme tragjike,dhe me plot gjak e ditë zie…me plot histori.

Mendoj se mbaroi koha e luftrave.Nuk po durohen më padrejtësitë,malltretimet dhe burgosjet e ushtarëve të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare  Tash radhën e ka politika e shëndoshë shqiptare dhe udhëheqësit e shkathët politik .Ju politikanë të ardhshëm ,mos kërkoni më shumë se meritojmë,mos kërkoni më shumë se barazi…Dhe asnjëherë  mos kërkoni mëshirë.Ju lutem,mos n’a keqpërdorni …,mos luani me urtësinë tonë.Kur është nevoja qe besa jemi edhe trim mbi trima.Ftoni intelegjencën shqiptare (akademikët)…, bashkëpunoni e diskutoni për pika të nxehta politike dhe njëherë e përgjithmonë FITONI !Pas asaj fitore kërkoni garancë se nuk do të ketë: montimet politike kundër shqiptarëve, rrahje të shumta, ku asnjë rast nuk është zbardhur,malltretime  e diskriminime…Bashkohuni ju lutem,n’a shpëtoni…,n’a gëzoni! Mjaft duruam…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button