Rekordet që mund të thyhen në vitin 2016

Vitin që po e lëmë pas në futboll u karakterizua me disa rekorde që janë thyer, duke filluar nga Ronaldo , i cili ka hyrë në histori duke shënuar 11 herë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Norvegjezi Martin Odegaard është bërë futbollisti më i ri në histori që ka luajtur për kombëtaren në kualifikimet për Evropian, kurse Robert Lewandowski shënoi 5 gola brenda nëntë minutave.

Por, përkundër këtyre rekordeve “Goal.com” ka bërë një përmbledhje se cilat mund të jenë rekordet që mund të thyhen gjatë vitit 2016, transmeton Koha.net.

Këto janë rekordet që mund të thyhen në vitin 2016:

Euro 2016 është kampionati i parë Evropian që do të përfshijë 24 ekipe, por gjithashtu është një rekord i parave për fituesin e këtij kampionati. Fituesi i këtij Evropianit që do mbahet në Francë do të arkëtojë 300 milionë euro, 85 milionë më shumë se në kampionatin paraprak.

Golashënuesi më i mirë në histori të Evropianit është Michel Platini, me nëntë sosh, të vendosur në vitin 1984. Ibrahimoviq dhe Ronaldo kanë nga gjashtë gola, dhe nëse arrijnë që në Francë të shënojnë katër gola atëherë do ta tejkalojnë Platinin. Dhe nëse dikush shënon 10 gola, do të ishte rekordi me më shumti gola brenda një kampionati Evropian.

Franca mund të bëhet kombëtarja e tretë që triumfon për herë të tretë në Kampionat, dhe do të barazonte Gjermaninë dhe Spanjën. Por, gjithashtu mund të shohim kampionin e dhjetë të Evropës, vetëm nëntë kombëtare deri më tani kanë fituar këtë garë.

Barcelona ka fituar pesë trofe në vitin 2015, dhe në vitin 2016 mund të bëhet ekipi i parë që e mbron titullin e Ligës së Kampionëve.

PSG-ja mund të bëhet ekipi i vetëm që ka fituar shtatë trofe. Por, për ta arritur këtë duhet të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve, që do të ishte hera e parë për këtë klub.

Real Madridi mund të bëhet ekipi i parë që triumfon për herë të 11 në Ligën e Kampionëve. Milani dhe Interi së bashku kanë 10 trofe në këtë garë, dhe finalja e këtij viti mbahet pikërisht në San Siro.
Ronaldo mban rekordin me 17 gola në Ligën e Kampionëve brenda një sezoni, deri më tani ka 11 sosh në këtë sezon, dhe mund të arrijë të thyej rekordin personal.

Totti mund të thyej rekordin personal për golashënuesin më të vjetër në Ligën e Kampionëve. Kur shënoi golin e fundit kishte 38 vjet dhe 59 ditë.

Mourinho është trajneri më i ri që ka arritur 100 fitore në Ligën e Kampionëve (49 vjet e 12 ditë). Ai mund ta rritë këtë rekord nëse e gjen një klub të ri, por jo Manchester Unitedin.

Bayern Munich mund të bëhet ekipi i parë që fiton katër herë radhazi Bundesligën, dhe është në rrugën e duhur për ta bërë këtë.

Lewandowski shënoi pesë gola brenda nëntë minutave në vitin 2015, a mund të bëjë më mirë në vitin 2016?

Mesut Ozil deri më tani ka 15 asiste në Premier Ligë dhe mund të thyej rekordin, të cilin e mban Thierry Henry me 21 asistime brenda një sezoni.

Jamie Vardy ka thyer rekordin duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në Premier Ligë. A mund të thyej dikush këtë rekord në vitin 2016?

A do të sjell viti 2016 transferin e parë mbi 100 milionë euro. Messi kërkohet nga Manchester City, Neymar nga klubet e Premier Ligës, ndërsa Ronaldo nga Manchester Unitedi dhe PSG-ja.

Yaya Toure ka thyer rekordin në këtë vit duke u shpallur për herë të katërt radhazi lojtari më i mirë në Afrikë. A do të arrijë të thyej rekordin personal në vitin 2016.

Dhe sigurisht Ronaldo dhe Messi do të vazhdojnë të thyejnë rekorde për rivalitetin kokë më kokë, sidomos në luftën për më të mirin e botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button