Fishekzjarret, MPB do t’i dënojë të gjithë!

Festa e Vitit të Ri afrohet, ndërsa shumë qytetarë kanë filluar të ‘festojnë’ para kohe me fishekzjarrë kështu duke rrezikuar veten e tyre por edhe duke shqetësuar kalimtarët për rreth.

Derisa institucionet vazhdojnë të apelojnë për mospërdorim të fishekzjare, ata nuk kanë të ndalur.

‘Secili prind duhet të ndal fëmijun e tij dhe të mos lejoj të blej fishekzjarre, me të vërtetë nuk kalohet sidomos kah Bit Pazari, në cdo hap pëlcitje…’ tha Besa, studente.

‘Nuk është në rregull të shqetësojnë vazhdimisht me fishekzjarre, paramendoni cfarë mund ti ndodh ndonjë gruaje shtatzëne’ tha Ferdes M.

Në prag të Vitit të Ri, Ministria e punëve të brendshme po merr masa dhe aktivitete për të ndjekur situatën me shitjen jolegale të mjeteve piroteknike dhe fishekzjareve. Si edhe viteve të kaluara, vetëm në tre kontrolle në Shkup janë gjetur dhe janë marrë 140.000 copë mjete piroteknike.

Kontrolle ka pasur edhe ditëve të tjera ku janë djegur 25 mijë copë fishekzjare, petard dhe të ngjashme’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion në MPB.

Pas kompletimit të tërësishëm të dokumentacioneve për realizimin e rasteve nga ana e MPB-së kundër kryersve të veprave penale do të parashtrohen padi adekuate, thonë nga MPB.
Ndryshe, vitin e kaluar MPB ka djegur 253 mijë petarde, ndërsa ndaj personave të involvuar në shitjen e tyre janë marrë sansionet e duhura./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button