Vizitat  për ndjekjen e statusit të realizimit të  zbatimit të Reformave Urgjente Prioritare vazhdojnë

Sekretariati për Çështje Evropiane vazhdon me realizimin e iniciativës “Vizita institucionale” në kuadër të së cilës, Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, z. Fatmir Besimi me përfaqësues  të Sekretariatit për Çështje Evropiane do të realizojë takim me kryetarin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit z. Goran Milenkov dhe ekipin e tij.

“Takimi realizohet me qëllim të ndjekjes së mëtejme të zbatimit të Reformave Urgjente Prioritare të cilët janë kompetencë e KShPK.  Vizita të tilla institucionale do të vazhdojnë të realizohen me qëllim të fokusohen aktivitetet kah realizimi i Reformave Urgjente Prioritare në fushat kyçe dhe për të njëjtën rregullisht të informohet Komisioni Evropian. Në pajtim me konkluzionet nga Këshilli i BE-së, Komisioni Evropian do të përgatis Raport të veçantë për Republikën e Maqedonisë pas zgjedhjeve të Prillit vitin e ardhshëm.  Takimi do të realizohet nesër me 29.12.2015 në ora 10 në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ndërkaq para takimit parashihen deklarata për media” thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button