Mbytet një anije peshkimi në Portin e Shëngjinit

Një anije peshkimi është mbytur në kalanë e Portit të Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, njofton Oranews.

Sipas informacioneve të para thuhet se shkak i mbytjes së anijes ka qenë një defekt teknik.

Raportohet se anija nuk ka pasur persona në bord dhe se ishte e ankoruar në port.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të mbytjes së anijes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button