Nurhan Izairi informon, Neziri mahnitet

Në kuadër të aktiviteteve të cilat i realizon pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ sot ministri i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë Nurhan Izairi, priti në takim delegacionin e përbërë nga zv. kryeministri Musa Xheferi, ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, deputetja Vjollca Mehmeti si dhe Faton Pollozhanin, Hisen Xhemailin, Pishtar Lutfiu, dhe Faton Ametin.

Ministri Izairi në ketë fundvit i njoftoi zëvendës kryeministrin, ministrin e ekonomisë dhe anëtarët e tjerë të delegacionit për projektet që ministria e Ambientit i ka realizuar si projekte qeveritare ku mes tjerash deklaroi: “Informova delegacionin për projektet kur janë filluar, ku është faza e tyre si dhe ku ka mbërri realizimi i tyre, gjithashtu informova, në veçanti edhe për projektet që ministria e Ambientit kuptohet në bashkëpunim me Qeverinë kanë realizuar nga IPA fondet”, tha Izairi.

“Ajo e cila na informoj ministri është për tu mahnitur pasi që ajo që ka qenë si agjendë për realizim pothuajse mbi 90% për vitin që e lëmë pas është realizuar, gjithashtu gëzon fakti që mjetet e IPA-s ose mjetet të cilat thithen nga Komisioni Evropian janë rritur diku mbi 60% në ministrinë e Ambientit Jetësor” tha për mediat ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.

Zv. kryeministri Musa Xhaferi i cilësoi si projekte shumë të rëndësishme dhe me interes të madh për qytetarët ai deklaroi: “Është interes i madh publik duke pas parasysh rrjetin e furnizimit me ujë, ujërat e zeza dhe mbrojtjen e ambientit në përgjithësi, shfrytëzimin e kapaciteteve siç јаnë ato që vinë nga Bashkimi Evropian”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button