Kryetari i PR serbe, kërkoi publikisht falje për krimet e luftës në Kosovë

Kryetari i Partisë Repbulikane së Serbisë, Nikolla Sandulloviç ka kërkuar publikisht falje në emër të popullit serb për krimet e luftës në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sandulloviç këtë deklaratë e ka bërë sot gjatë një vizite në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë në një takimi me Kryetarin e Partisë Repbulikane të Shqipërisë Fatmir Mediu dhe atë të Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti.

Sandulloviç në një fjalim të mbajtur në selinë e Partisë Repbulikane të Shqipërisë u shpreh: “Ne jemi sot këtu që, në emër të popullit serb, i cili në shumicë e di çfarë është bërë në Kosovë, kërkoj ndjesë publike për të gjitha krimet. Ne na vjen keq që popullit Kosovar, për interesa të ngushta të politikanëve serbë, iu desh kaq shumë mund, vuajtje dhe gjak për të marrë lirinë dhe të drejtën e fjalës. Ne e përgëzojmë, që pas gjithë këtij kalvari Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe Sovran. Serbët e mirë e njohin këtë. Sot e gjithë bota duhet të dijë këtë lajm. Ne si forcë politiike kemi synim njohjen zyrtarisht të Shtetit të Kosovës, anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”.

Nga ana tjetër Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Mediu shprehu vlerësimin e tij maksimal për stadin e pjekurisë politike që po arrihet në Ballkan.

Ai tha se “deri më sot kemi rrëmuar për të gjetur çfarë na ndan, ka ardhur memonenti të bëjmë të kundërtën. Ne kemi më shumë të përbashkëta, dhe këto na bëjnë të jetojmë në paqe me njëri tjetrit. Me lejoni të citoj një shprehje – Në vend që të mallkojmë errësirën, të ndezim një qiri për të bërë dritë”.

Mediu tha gjithashtu se “Ajo që na mbetet është ta shohim këtë si një histori europiane e një vendi anëtar i NATO-s. Ne si parti Republikane jemi të disponueshëm të gjëjmë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit në rajon. Mendoj se zëra të tillë janë të domosdoshëm në momentet e debatëve të pafrytshmë”.

Ndërkohë Kryetari i Partisë Republikane Kosovë, Kurti tha se “kjo është një iniciativë e përbashkët për të parë një mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. Të bëjmë atë që qeveritë tona dhe Bashkimi Europian, nuk kanë qënë në gjendje ta bëjnë. Ky është takimi i dytë historik, pasi të parin unë me përfaqësinë time e patëm në Serbi ku u pritëm nga zoti Sandulloviç, i cili për hir të së vërtetës na surprizoi jo vetëm më pritjen por edhe me deklaratat e tij. Ardhja jonë sot në Tirinë në emër të PR-së përbën një histori suksesi” tha ndër të tjera Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button