Vulin e merr në Beograd një deputet të Kuvendit të Kosovës, rritën pakënaqësitë në Listën Srpska

Problemet e funksionimit të brendshëm të Listës Srpskas vetëm sa po zgjerohen. Burime të sigurta të Indeksonline thonë se deputeti i Listës Srpska në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Bojan Mitiq është emëruar drejtor i shërbimit nacional për punësim në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Punë në Qeverinë e Serbisë.

Kjo ministri udhëhiqet nga Aleksandar Vulin, dikur drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Kuadrot e partisë së Vulinit në Kosovë po emërohen në pozita të fuqishme pikërisht në ministrinë që ai e udhëheqë”, kanë thënë burime të Indeksonline.

Bojan Mitiq

Një emërim i tillë, thonë këto burime, ka nxitur pakënaqësi brenda Listës Srpska. Edhe me herët, pas shkarkimit të Aleksandar Jabllanoviqit, pati përçarje në kreun e kësaj liste se kush do të jetë kryetar i saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button