Teuta Arifi: nuk kemi shkop magjik për problemet

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot kishte konferencë për shtyp, qëllimi i së cilës ishte prezantimi i punës për vitin që po lemë pas. Konferencën e filloi me fjalët se  Komuna e Tetovës nuk ka një shkop magjik  që të shndërroj qytetin në një qendër atraktive me të gjitha nishanet.

Kryetarja Arifi tha: “Le te kthehemi në kohën kur uzurpimi i hapësirave publike dhe ndërtimi i objekteve afariste dhe banesore pa parkingje dhe pa plotësuar standardet urbanistike dhe ligjore ishte një lloj sporti kombëtar”.

Arifi, numëroi faktorët që sipas saj ndikuan që Tetova të shndërrohet në një qytet me rrugë të ngushta ku qarkullojnë dyfish më shumë automjete se sa njerëz. Ajo theksoi: “Gjatë kësaj kohe të renesancës betonike për ndërtuesit privat të mirat publike si që janë rrjeti i ujësjellësit, rrugët, trotuaret, objektet e kulturës , arsimit dhe sportit u lanë pas dore nga zyrtarët lokal”.

Më pas kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi përmendi se në vitin 2015  në bulevardin Iliria dhe Ilinden, po implementohet me sukses projekti i parkimit zonal.

Në lidhje me problemin e ajrit që ka tanguar më së shumti qytetarët e Tetovës kryetarja Teuta Arifi theksoi se komuna ka ndërmarrë të gjitha masat në kuadër të kompetencave të saja ligjore. Mes tjerash ajo tha se është në vijë të njëjte me qytetarët që kërkojnënga qeveria si subjekt me kompetencë ligjore ta zgjedh problemin që ka krijuar me “Jugohromin “.

Për njërin nga problemet më jetike, problemin e ujit të pishëm kryetarja e Tetovës Teuta Arifi u shpreh se ky problem shumë shpejtë do të zgjidhet.
“Nga viti i ardhshëm qytetarët e Tetovës nuk do ta kenë më luks ujin për pije sepse projekti i ujësjellësit te Tetovës gjendet në fazën përfundimtare”, theksoi Arifi.

Gjatë konferencës së sotme kryetarja e Komunës së Tetovës foli për projektet e realizuara. “Ndërtuam murrin mbrojtës në fshatin Shipkovicë, shtruam me begaton rrugët e fshatit, pastruam përojin dhe rregulluam urën e fshatit. Realizuam projekte infrastrukturore në rrugët dhe urat e fshatrave Gjermë, Poroj, Gajre, Bozofcë, Vicë, Sellcë dhe Llacë”, tha Teuta Arifi.

Kryetarja Teuta Arifi përmendi edhe disa nga projektet e përfunduara për këtë vit. Mes tjerash ajo tha: “Këtë vit themeluam shkollën e re të mesme „ 7 Marsi“ , realizuam rekonstruimin e dyshemeve, dritareve dhe nyjeve sanitare në objektet e infrastrukturës arsimore. Salla e sportit në shkollën fillore Përparimi në Recice është projekt i përfunduar”. Lidhur me projektet kulturore kryetarja e Komunës së Tetovës përmendin programet që janë mbajtur nën ombrellën e Komunës së Tetovës si “Vera e Kulturës Tetovare” dhe “Tetova Feston Nëntorin”.

Kryetarja Arifi pranoi që Tetova ka probleme, probleme të trashëguara por se me vullnet të mirë gjithçka mund të zgjidhet. “Ne kemi vullnet dhe obligim të punojmë për ta bërë një Tetovë ku vlen të jetohet dhe një komunë që i shërben qytetarit dhe qytetit”, tha Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button