Ministrja Remenski ngre padi penale kundër Dime Spasov

Ministrja për punë dhe politikë sociale Frosina Remenski, sot deri në Prokurorinë Themelore Publike ka ngritur padi penale kundër ish ministrit Dime Spasov dhe një praktikante në ministri, transmeton Portalb.

Padinë penale që e ka ngritur Remenski ngarkon Spasovin dhe shërbyesenn administrative për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoriteti, si dhe për neglizhencë.

Siç sqarojnë nga Ministria për punë dhe politikë sociale, ekzistojnë dyshime të bazuara se kundër nenit 184 nga Ligji për mbrojte sociale, Spasov si ministër i ka dhënë autorizim shërbyeses administrative, Suzana Anova, e cila ka qenë praktikante, të vendos në procedurë administrative, edhe pse ligjërisht nuk e ka pasur atë të drejt.

“Në veprimet kundërligjore të përcjelljes së autorizimeve është vendosur për të drejtat nga mbrojtja sociale e qytetarëve.
Më shumë vendime me ankesë për ndërprerjen e të drejtës së ndihmës sociale janë sjell nga personi i paautorizuar, ndërsa tek numri më i madh i lëndëve nuk është vendosur sipas afatit të përcaktuar ligjor.
Spasov si ministër i atëhershëm ka qenë i obliguar për t`i respektuar rregullat nga Ligji për mbrojtje sociale dhe nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative në raport me obligimin e zgjidhjes në bazë të ankesave në afatin e caktuar ligjor prej 60 ditëve, në të cilën duhej që të sigurohej ligjësia në kryerjen e rregullave në procedurën administrative, pa u krijuar kushte ku do të pamundësohej vendosja ligjore pas ankesave nga personi që nuk ka të drejt të vendos pas ankesave në shkallën e dytë në procedurën administrative”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button