“Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

“Doktor Gjilpëra” nga Faik Konica, është produkt i mendimit, artit dhe estetikës së individualitetit të tij tipik, origjinal, modern që përshkruan realitetin e nivelit arsimor, kulturor, edukativ dhe emancipues të shoqërisë shqiptare në fillim të shekullit XX.

Nëse Fan Noli, Konicën e quan “krijues i parë i prozës moderne shqipe” dhe “mjeshtër më të skalitur të prozës” duke e pasur parasysh hopin cilësor që solli vepra e tij “Doktor Gjilpëra” në rrugën e mundimshme të prozës sonë, atëherë kjo është një arsye më shume që Portalb ua rekomandon që nëse ende nuk e keni lexuar, ta bëni sa më shpejtë.

“Doktor Gjilpëra”, u shkrua dhe u botua fillimisht në gazetën “Dielli” në vitin 1924, në kohën kur kishte triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe në gjirin e shoqërisë shqiptare zhvillohej një luftë e ashpër politike. Nën hijen e kësaj fryme, Konica me mjeshtri të veçantë në këtë vepër i shtron problemet jetike asaj kohe që mbizotëronin në shoqërinë shqiptarëve.

Niveli i ulët i arsimit”, “niveli i ulët i emancipimit kulturor”, “sistemi jo-funksional shtetëror”, “regjimi i tmerrshëm politik”, janë vetëm disa nga këndet që nëpërmjet tyre, Konica me mjeshtri satirike e përshkruan gjendjen e shoqërisë shqiptare, njëkohësisht jep dhe mesazhe të fuqishme për vetëdijesimin e së njëjtës.

Konica është një nga stilistët e rrallë të gjuhës shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit të fjalës, të lakonizmit të saj, duke synuar hijeshinë, saktësinë, thjeshtësinë dhe elegancën, nëse deri më tani ju ka ikur kjo vepër madhore, do të ishte “mëkat” të mos e bënit!

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së dhjetë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button