Deri kur?

Për çdo ditë shohim se shqiptarët përballen me probleme të shumta, kjo shqetëson ata. Problemet tona janë si rezultat i mungesës së unifikimit dhe mos dallimit të bardhës nga e zeza. Kur jemi këtu nuk dua të flas për ato të cilët ftojnë në unifikim dhe në emër të asaj shkaktojn përçarje, përshkak se jemi lodhur nga politika të tilla,unifikimin duhet ta ndërtojm në baza të shëndosha, këtu barra është mbi ato të cilët  kanë përgjegjësi duke filluar nga vetja, familjet, shoqëria, kombi etj.  Përgjegjësia nënkupton vetëdisim të lartë dhe kujdes në ato që vepron dhe thua përshkak se nga këtu fillon problemi.

Mungesa e unifikimit dhe kalimi i çdo barriere kërkon një angazhim të gjërë, andaj duhet filluar nga vetja, për të vazhduar me të tjerët, sepse mjaft më heshtem ndaj këtyre problemeve jemi bërë vetem shikues dhe përgojues ndaj veprimeve të tjerve. Nuk duhet harruar se kemi dhe njerzë të cilët vetëm kritikojn pa mos ofruar zgjidhje ose mos vepruar për zgjidhjen e atyre gjërave, nuk është zgjidhje kjo sepse  më këto po formojmë mure dhe po shkaktohet përçarje, kjo nuk i kontribon shoqërisë tonë.

Nuk e kuptojmë logjikën e njerzve të cilët thirren në të mirë dhe në emër të asaj shkaktojn probleme të shumta, nuk mundet të funksionojm kështu andaj bëj thirrje deri tek cdo njeri i cili mendon të mirën e vetes dhe shoqëris, të kontribojm në ndryshimin e  gjendjes së krijuar, sepse nuk është e drejtë të ankohemi për pasojat cë po i bartim, pasi ato janë si rezultat i (mos)veprimeve tona.

Kur jemi këtu nuk mundet të mos e ndajm shqetësimin, duke u morë me problemet globale nuk zgjidhen  problemet vendore dhe duke fajsuar të tjerët nuk mundet të ikim nga përgjegjësia. Deri kur kështu?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button