Vendosen përmendore të reja në Shkup, jo shqiptare

Vazhdon vendosja e përmendoreve në qendër të Shkupit, por kësaj radhe pa emër e pa autor. Në Komunën Qendër, në rrugën e Key-it, është vendosur një përmendore e re, ndërkohë që askush nuk ka informacione për të, njofton Alsat-M.

Nga Komuna Qendër ishin të befasuar nga ky lajm dhe nuk e kishin idenë se për çfarë bëhej fjalë. Nga Qyteti i Shkupit nuk ishin të kapshëm.  Të pyetur se kur mund të pritet vendosja e paralajmëruar tanimë një kohë të gjatë nga vetë BDI e përmendoreve të personaliteteve të rëndësishme shqiptare, nga partia e Ahmetit fajin e hodhën te partitë maqedonase.

Përtej këtyre mistereve të cilat pritet të zbulohen gjatë ditëve të ardhshme, karakteri kombëtar shqiptar i projektit “Shkupi 2014”, akoma ngelet në cilësinë e premtimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button