Tahir Hani: Jankievski shkeli premtimin për tokën në Kala

Tahir Hani në një deklaratë për Alsat M, ka mohuar përgjegjësinë e tij lidhur me shkeljen e premtimit ndaj Bashkësisë Islame, për shitjen e truallit në Kala kompanive të Kamçevit duke u arsyetuar  se ai asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në këtë proces.

Megjithatë Hani njofton se gjatë vitit 2012, me kërkesë të BFI-së ka menaxhuar një takim mes ministrit Mile Janakievski dhe BFI-së, të cilën e kanë përfaqësuar Driton Dikena dhe tashmë i ndjeri Jakup Selimovski. Sipas Hanit, në këtë takim është vendosur që toka ti jepet BFI-së me marrëveshje të drejtpërdrejtë, vendim të cilin e ka shkelur Janakievski duke e çuar truallin në ankand publik. 

“Në atë takim unë kam qenë si person i cili ka ndërmjetësuar dhe menaxhuar takimin, në të cilin është diskutuar për tokën në Kala, për të cilën paraqiste interes Bashkësia Islame ta merr në pronësi me procedurë ligjor. Në atë takim është diskutuar dhe ka pasur gatishmëri nga ana e ministrit Mile Janakievski se duhet të realizohet një proces i tillë i transferit të tokës ndërtimore pronë e Republikës së Maqedonisë në pronësi të BFI-së”,tha Tahir Hani, ish zëvendësministër i transportit, për Alsat M.

Lajme të ngjashme

Back to top button