Gashi do të jetë rreziku i kombëtareve në “Francë 2016”

Mefushori ofensiv, Shkëlzen Gashi, cilësohet si njëri nga lojtarët më të rrezikshëm për Kampionatin Evropian, “Franca 2016”.

“Daily Star” ka përmbledhur listën e lojtarëve më të rrezikshëm për Evropianin e verës së ardhshme, transmeton Koha.net.

Gazeta britanike thekson formën e tij të lartë me fanellën e Baselit, ku ka shënuar 25 gola në 38 ndeshje.

Përkundër se tani nuk po gjen hapësirën e duhur te klubi zviceran, numri i golave të shënuar në edicionin e kaluar, është tregues se ai mund të jetë vendimtar për Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button