Erofeev: Qendra e Shkupit më ngjan në varrezat e Moskës

Shkrimtari rus Viktor Erofeev deklaroi se qendra e Shkupit atë e përkujton në disa varreza të Moskës ku gjithashtu ka të ngritura shumë skulptura të bronzit.

“Shëtisja mbrëmë në Shkup dhe i kushtova rëndësi përmendores së Aleksandrit të Madh. Mendova mos ndoshta mbas 100 viteve edhe në Moskë do të ngritin një përmendore kaq të madhe me Putinin në kalë. Por mendoj se nuk do të ketë. Kemi në Moskë varreza ku janë të përfaqësuar persona historik me përmendore nga bronzi. Për këtë shkak qendra më përkujtonte varrezat”, deklaroi shkrimtari.

Viktor Erofeev po qëndron në Shkup së bashku me shkrimtarin Orhan Pamuk të dy fitues të çmimit ndërkombëtarë të këtij viti “Tabernakul”, që ndahet nga shtëpia botuese me të njëjtin emër.

Të dy shkrimtarët në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kanë deklaruar se Maqedoninë e ndjejnë si vend shumë të afërt.

Shkrimtari turk ngjashmërinë  e sheh në mentalitetin dhe kulturën, përderisa Erofeev ka thënë se gjuha maqedonase nuk ka shumë dallim nga ajo ruse.

Lajme të ngjashme

Back to top button