Këto gabime çojnë në humbje të punës

Në një takim pune, mesazhet që i komunikoni përmes gjuhës së trupit janë po aq të rëndësishme sa ajo që thoni.

Ja disa gabime që nuk duhet t`i bëni:

Mungesa e kontaktit me sy

Kur nuk shikoni dikë në sy, kjo mund të sinjalizojë mungesë respekti.

Qëndrimet e gabuara trupore

Qëndrimi i gabuar trupor u sinjalizon të tjerëve që ju mungon vetëbesimi dhe keni nivel të ulët të energjisë.

Shtrëngimi i dobët i dorës

Një shtrëngim dore që nuk është i qëndrueshëm, sinjalizon mungesë autoriteti. Ndërsa një shtrëngim shumë i fortë përçon sinjalin e agresivitetit të skajshëm.

Mbledhja e krahëve

Mbledhja e krahëve krijon një sens të të qenit të mbyllur dhe u tregon të tjerëve që nuk keni interes për ta ose nuk ju interesojnë mesazhet e tyre.

Vështrimi poshtë

Ndërsa shikoni poshtë ndërsa jeni duke bërë një prezantim, kjo bën që të humbë e gjithë fuqia e prezantimit dhe bën të ndiheni të dobët. Në ndërveprimet e përditshme, ky gjest mund të bëjë të ndiheni të parehatshëm.

Kthimi i trupit në drejtim të ndryshëm nga bashkëbiseduesi

Distanca e madhe fizike, animi i trupit larg nga personi me të cilin po k0munikoni, tregon që jeni të shqrtësuar, të pabesueshëm apo të painteresuar rreth subjektit.

“Ngrënja” e thonjëve ose prekja e flokëve

Kjo mund të sinjalizojë energji të tepërt, gjë që sinjalizon parehati dhe mërzitje.

Invadimi i hapësirës së të tjerëve

Kur i afroheni kolegut/koleges më shumë se 0.5 metra ose e trajtoni zyrën e tij/saj si të ishte e juaja, kjo sinjalizon mosrespekt dhe se nuk keni një kuptim të qartë të kufijve personal.

Kur i hidhni një sy orës

Kur i hidhni një vështrim orës, sado të shpejtë, ndërsa bashkëbisedoi, kjo sinjalizon mosinteresim dhe arrogancë.

Ngrysja e vetullave ose vrejtja

Ngrysja e vetullave, shpesh në mënyrë të paqëllimtë ose të pandërgjegjshme, komunikon palumturi dhe mospajtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button