Ademi me ish ministrat: Mos shkoni në punë me vetura, ndërsa ne e kemi patjetër!

Ministri i ambientit të jetesës Abdilaqim Ademi, është takuar sot me ish ministrat e këtij dikasteri për të diskutuar rreth gjetjes së një mënyrë të përbashkët për menaxhim me problemet sa i përket ajrit të ndotur në vend.

Edhe pse njëzëri kanë konstatuar se automjetet janë ato që ndotin në masë të madhe ajrin, dhe  kanë thirrur qytetarët të mos i përdorin ato pa nevojë, nuk kanë mohuar faktin se edhe sot ata kanë ardhur me makina në punë.

‘Nëse ka mundësi gjithsesi se do të hiqja dorë nga automobili zyrtar, mirëpo e dini se obligimet janë të tilla dhe duhet të vihet më shpejtë në punë dhe në kohë caktuar. Por nëse ka kushte, transport publik të organizuar mirë do të hiqja dorë’ tha Ademi.

Edhe Vlladimir Xhabeski, ish ministër i Ekologjisë, tha se deri tek ministria ka ardhur me makinë.

‘Unë erdha me makinë, por megjithatë unë përdori edhe alternativa tjera për transport. Duke pasur parasysh dinamikën që sot u caktua takimi, e kisha patjetër të vij me automobil’ tha Xhabeski.

Në takim, ministri me ish ministrat kanë folur edhe për projektet të cilat kanë mbetur në mandatet e kaluar dhe që kanë gjetur realizim në kohën e pasardhësve të tyre.

Ata kanë konstatuar gjithashtu se në këtë ministri kurrë nuk ka pasur revanshizëm politik me ndryshimin e mandatit të ministrave./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button