Bujar Osmani: Zoran Zaev duhet të mbajë përgjegjësi për akuzat e bëra!

Pas deklaratës së liderit opozitar, Zoran Zaev, se “Prokuroria Speciale” ka ngritur padi penale për Bujar Osmanin, Musa Xhaferin dhe për disa politikanë në zonën industriale të Tetovës, vetë Osmani në emisionin “10 Minuta” të TV21 tha se lideri i opozitës duhet të mbajë përgjegjësi kur përmendë emra dhe bën akuza pa fakte.

“Mund të akuzohem për gjithçka por për keqpërdorim asnjëherë jo. Lëndët për të cilët dyshohet janë në ministri. Secili mund të ketë qasje aty. Besoj që institucionet do ti shqyrtojnë ato, nëse jo edhe unë do të jem i detyruar të ngrejë edhe revizion privat për të treguar se nuk ka asgjë të vërtetë në këto shpifje. Në fakt, janë nxjerje prej konteksti nëpërmjet dy personave pa u verifikuar këto çështje. Mendoj se edhe lideri i opozitës duhet të mbajë përgjegjësi për fjalën e thanë publike, për shkak se në fund të fundit ai po tenton të ofron këtë alternativë të shtetit të së drejtës. ”

Marrëveshja e Përzhinës e detyron Kryeministrin Gruevski të jep dorëheqje më 10 janar. Osmani thotë se gjatë kësaj periudhe do të punohet më shumë në aspektin e zgjedhjeve.

“Do ishte mirë që në kuadër të kësaj qeverie ku pothuajse të gjitha partitë politika janë brenda, të zgjidhen disa çështje të mëdha por mendoj se kjo qeveri do të jetë më shumë teknike dhe e drejtuar më tepër në aspekt të organizimit të zgjedhjeve fer dhe korrekte.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button