Osmani: Bashkimi i opozitës shqiptare do sjell ndryshimin në Maqedoni

Profesori dhe politikani i njohur shqiptar, Rufi Osmani i rekomandon opozitës shqiptare – Aleancën Shqiptare dhe Lëvizjes Besa që të bashkëpunojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentar.

“Anketa e IRI-të nxorri në pah se të tre partitë i kanë 4 për qind. Vetëm bashkëpunimi, pavarësisht a do të quhet Aleancë e shqiptarëve apo Këshilli opozitar, duke respektuar peshën rajonale dhe politike që e kanë këto tre subjekte mund të realizojnë objektivin e elektoratit që thjeshtë të ndodh ndryshimi. Nëse nuk ndodhë bashkëpunimi, për fat të keq më duhet të them se do të mbizotërojnë egot personale të tyre për të cilat nuk ka asnjë argument, as politik, as logjik e as strategjik”, deklaroi Osmani për TV 21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button