Gruevski: Izairi të shtrojë kërkesat në Qeveri e jo në media

Kryeministri Nikolla Gruevski i bëri thirrje Ministrit të Ambientit Jetësor Nurhan Izairi që kërkesat e tij për ndotjen t’i adresojë në Qeveri dhe jo përmes mediave. Ai nuk komentoi thirrjen e Izairit në konferencën e djeshme për shtyp që Qeveria urgjentisht të fillojë zbatimin e masave kundër ndotjes.

“Më treguan se Izairi paska pasur njëfarë konference për shtyp. Nëse ai konstaton se këtë çështje duhet ta dorëzojë në qeveri, ne do ta shqyrtojmë në seancën e Qeverisë”, tha kryeministri Gruevski.

Izairi dje i bëri thirrje Qeverisë dhe komunave që t’i respektojnë masat urgjente të rekomanduara për shkak të ndotjeve të ajrit në disa qytete në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button